Kalo te përmbajtja

Vargje biblike për Elizabeth

56 vargje · 1 aspekt

Vargje kyçe biblike

  1. ashtu si ua pati deklaruar etërve tanë, Abrahamit dhe pasardhësve të tij, për gjithmonë''.

  2. Dhe Maria ndenji me Elizabetën gati tre muaj, pastaj u kthye në shtëpinë e vet.

  3. Dhe Elizabetës i erdhi koha që të lindë dhe të nxjerrë në dritë një djalë.

  4. Fqinjët e saj dhe të afërmit, kur dëgjuan se Zoti kishte treguar mëshirë të madhe ndaj saj, u gëzuan me të.

  5. Dhe ndodhi që të tetën ditë erdhën për ta rrethprerë djalin, dhe donin t'ia quanin Zakaria, me emrin e atit të tij;

  6. por e ëma ndërhyri dhe tha: ''Jo, por përkundrazi do të quhet Gjon''.