Skip to content

Vargje biblike për Continents

26 vargje · 1 aspekt

Vargje kyçe biblike

Filtro sipas librit
  1. Pastaj Perëndia tha: "Ujërat që janë nën qiellin të grumbullohen në një vend të vetëm dhe të shfaqet tera". Dhe kështu u bë.

  2. Dhe Perëndia e quajti terën "tokë" dhe grumbullimin e ujërave "detë". Dhe Perëndia pa që kjo ishte mirë.

  3. Bishat e egra nuk e kanë përshkruar dhe as luani nuk ka kaluar kurrë andej.

  4. Njeriu vë dorë mbi strallin dhe i rrëzon malet nga rrënjët.

  5. Hap galeri ndër shkëmbinj dhe syri i tij sheh gjithçka që është e çmuar.

  6. Zë rrjedhat ujore që të mos rrjedhin, dhe nxjerr në dritë gjërat e fshehura.

  7. Ku ishe kur unë hidhja themelet e tokës? Thuaje, në rast se ke aq zgjuarsi.

  8. Kush ka vendosur përmasat e saj, në rast se e di, ose kush ka vënë mbi të litarin për ta matur?

  9. Ku janë vendosur themelet e saj, ose kush ia vuri gurin qoshes,

  10. kur yjet e mëngjesit këndonin të gjithë së bashku dhe tërë bijtë e Perëndisë lëshonin britma gëzimi?

  11. Kush e mbylli me porta detin kur shpërtheu duke dalë nga gjiri i nënës,

  12. kur i dhashë retë për rroba dhe terrin për pelena?

  13. Kur i caktova një kufi dhe i vendosa shufra hekuri dhe porta,

  14. dhe thashë: "Ti do të arrish deri këtu, por jo më tutje; këtu do të ndalen valët e tua krenare!"?

  15. Që kur se ti jeton a ke dhënë urdhra në mëngjes ose i ke treguar vendin agimit,

  16. që ai të kapë skajet e tokës dhe të tronditë njerëzit e këqij?

  17. Ndërron trajtë si argjila nën vulë dhe shquhet si një veshje.

  18. Njerëzve të këqij u mohohet drita dhe krahu i ngritur u copëtohet.

  19. A ke arritur vallë deri në burimet e detit ose a ke vajtur vallë në kërkim të thellësirave të humnerës?

  20. Të janë treguar portat e vdekjes, apo ke parë vallë portat e hijes së vdekjes?

  21. A e ke vënë re gjerësinë e tokës. Thuaje, në rast se i di të gjitha këto!

  22. Ai e ka krijuar tokën mbi themelet e saj; kjo nuk do të luajë kurrë përjetë.

  23. Ti e kishe mbuluar me humnerë si me një rrobe; ujërat ishin ndalur mbi malet.

  24. Në qortimin tënd ato ikën, në zërin e gjëmimit tënd u larguan me nxitim.

  25. Dolën malet dhe luginat u ulën në vendin që ti kishe caktuar për to.