Kalo te përmbajtja

Vargje biblike për Christ is God

56 vargje · 55 aspekte

Vargje kyçe biblike

Filtro sipas librit
  1. Por secili nga ju kështu ta dojë gruan e vet sikurse e do veten e vet; dhe po kështu gruaja ta respektojë burrin.

  2. E ke dashur drejtësinë dhe e ke urryer paudhësinë; prandaj Perëndia, Perëndia yt, të vajosi me vaj gëzimi përmbi shokët e tu''.

  3. Edhe: ''Ti, o Perëndi, në krye themelove tokën dhe qiejt janë vepër e duarve të tu.

  4. Ata do të prishen, por ti mbetesh; edhe të gjithë do të vjetrohen si rrobë,

  5. dhe ti do t'i mbështjellësh si një mantel edhe do të ndërrohen; por ti je po ai, dhe vitet e tua nuk do të shteren kurrë''.

  6. Dhe cilit nga engjëjt i tha ndonjë herë: ''Rri në të djathtën time, gjersa t'i vë armiqtë e tu shtroje të këmbëve të tua''?