Skip to content

Vargje biblike për Blasphemy: General references

81 vargje · 19 aspekte

Vargje për General references

Filtro sipas librit
  1. Ndërkaq biri i një gruaje izraelite dhe i një egjiptasi doli në mes të bijve të Izraelit; dhe ndërmjet djalit të gruas izraelite dhe një izraeliti plasi një grindje.

  2. Biri i izraelites blasfemoi emrin e Zotit dhe e mallkoi atë; kështu e çuan te Moisiu. (Nëna e tij quhej Shelomith, ishte e bija e Dibrit, nga fisi i Danve).

  3. E futën në burg, deri sa t'u tregohej vullneti i Zotit.

  4. Dhe Zoti i foli Moisiut, duke i thënë:

  5. "Çoje atë blasfemues jashtë kampit; të gjithë ata që e kanë dëgjuar të vënë duart e tyre mbi kokën e tij dhe gjithë asambleja ta vrasë me gurë.

  6. Pastaj folu bijve të Izraelit dhe u thuaj atyre: "Kushdo që mallkon Perëndinë e tij, do të mbajë fajin e mëkatit të tij.

  7. Dhe kushdo që e shan emrin e Zotit do të dënohet me vdekje; tërë asambleja do ta vrasë me gurë. I huaj apo i lindur në vend, ai që blasfemon emrin e Zotit do të dënohet me vdekje.

  8. Në rast se unë e thërres dhe ai më përgjigjet, nuk mund të besoj akoma se e ka dëgjuar zërin tim,

  9. ai, që më godet me furtunën, dhe i shumëzon plagët e mia pa shkak.

  10. Nuk më lë të marr frymë, përkundrazi më mbush me hidhërime.

  11. Le të largojë nga unë shkopin e tij, tmerri i tij të mos më trembë.

  12. Atëherë do të mund të flas pa pasur frikë prej tij, sepse nuk jam kështu me veten time.

  13. Do t'i them Perëndisë: "Mos më dëno! Bëmë të ditur pse grindesh me mua.

  14. A të duket mirë të shtypësh, të përçmosh veprën e duarve të tua dhe të tregohesh në favor të qëllimeve të njerëzve të këqij?

  15. A ke sy prej mishi, apo shikon edhe ti si shikon njeriu?

  16. A janë vallë ditët e tua si ditët e një të vdekshmi, vitet e tua si ditët e një njeriu,

  17. sepse ti duhet të hetosh lidhur me fajin tim dhe të kërkosh mëkatin tim,

  18. megjithëse e di që nuk jam fajtor dhe që nuk ka njeri që mund të më çlirojë nga dora jote?

  19. A doni vallë të flisni në mënyrë të mbrapshtë në mbrotje të Perëndisë dhe të flisni në favor të tij me mashtrime?

  20. A doni të përdorni anësi me të ose të mbroni një kauzë të Perëndisë?

  21. Do të ishte më mirë për ju që ai t'ju hetonte, apo talleni me të ashtu si talleni me një njeri?

  22. Mos do vallë të trembësh një gjethe të shtyrë sa andej dhe këndej dhe të ndjekësh ca kashtë të thatë?

  23. Pse shkruan kundër meje gjëra të hidhura dhe bën që të rëndojë mbi mua trashëgimia e fajeve të rinisë sime?

  24. Ti i vë këmbët e mia në pranga dhe kqyr me kujdes rrugët e mia; ti vendos një cak për tabanin e këmbëve të mia,

  25. sepse ka shtrirë dorën e tij kundër Perëndisë, ka sfiduar të Plotfuqishmin,