Vargje biblike për Birds: (Snaring,) of designs of the wicked
Vargje për (Snaring,) of designs of the wicked
Biri im, në qoftë se mëkatarët duan të të mashtrojnë, mos prano,
në qoftë se thonë: "Eja me ne; kemi ngritur një pritë për të derdhur gjak; i ngritëm gracka të pafajmit pa ndonjë shkak;
le t'i kapërdimë të gjallë, ashtu si Sheoli, tërësisht si ata që zbresin në gropë;
ne do të gjejmë lloj-lloj pasurish të çmueshme, do t'i mbushim shtëpitë tona me plaçka;
ti do ta hedhësh në short pjesën tënde me ne, dhe të gjithë ne do të kemi një qese të vetme";
biri im, mos shko me ta në po atë rrugë, ndale hapin nga shtegu i tyre,
sepse këmbët e tyre turren drejt së keqes dhe ata nxitojnë të derdhin gjak.
Shtrihet më kot rrjeta përpara çdo lloji zogjsh;