Vargje biblike për Birds: Appointed for food
Vargje për Appointed for food
Dhe frika dhe tmerri juaj do të ushtrohet mbi të gjitha kafshët e tokës, mbi të gjithë zogjtë e qiellit, mbi gjithçka që lëviz mbi tokë, si edhe mbi të gjithë peshqit e detit. Ata janë lënë në pushtetin tuaj.
Çdo gjë që lëviz dhe ka jetë do t'ju shërbejë si ushqim; unë ju jap tërë këto gjëra; ju jap edhe barin e gjelbër;
Mund të hani çdo zog të pastër;
por nuk do të hani këto: shqiponjën, shqiponjën e detit dhe fajkuan e detit,
qiftin, fajkuan dhe çdo lloj zhgabe,
çdo lloj korbi,
strucin, kukuvajkën mjekroshe, pulëbardhën dhe çdo lloj krahathatë,
bufin, ibisin, mjellmën,
pelikanin, martin peshkatarin, kormoranin,
lejlekun, çdo lloj gate, pupëzën dhe lakuriqin e natës.
Çdo insekt që fluturon është i papastër për ju; nuk do ta hani.
Por mund të hani çdo zog që është i pastër.