Skip to content

Vargje biblike për Astronomy: General references

17 vargje · 2 aspekte

Vargje për General references

  1. A mund t'i bashkosh ti lidhjet e Plejadave, apo të zgjidhësh vargjet e Orionit?

  2. A i bën ti të duken yllësitë në kohën e tyre, apo e drejton ti Arushën e Madhe me të vegjlit e saj?

  3. A i njeh ti ligjet e qiellit, ose a mund të vendosësh ti sundimin e tyre mbi tokë?

  4. Qiejtë tregojnë lavdinë e Perëndisë dhe kupa qiellore shpall veprën e duarve të tij.

  5. Një ditë i flet ditës tjetër dhe një natë ia tregon tjetrës.

  6. Nuk kanë gojë, as fjalë; zëri i tyre nuk dëgjohet;

  7. por harmonia e tyre përhapet mbi gjithë dheun dhe mesazhi i tyre arrin deri në skajin e botës; në qiejtë Perëndia ka vënë një çadër për diellin;

  8. dhe ai është si një dhëndër që del nga dhoma e tij e martesës; ngazëllon si një trim që përshkon rrugën e tij.

  9. Ai del nga një skaj i qiejve dhe rrotullimi e tij arrin deri në skajin tjetër; asgjë nuk mund t'i fshihet nxehtësisë së tij.

  10. atë që ka bërë qiejtë me dituri, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,

  11. atë që ka shtrirë tokën mbi ujërat, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,

  12. atë që ka bërë ndriçuesit e mëdhenj, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,

  13. diellin për të sunduar mbi ditën, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,

  14. hënën dhe yjet për të sunduar mbi natën, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.

  15. Kështu thotë Zoti, që ka dhënë diellin për dritën e ditës dhe i ka dhënë ligje hënës dhe yjeve për dritën e natës, që e larton detin dhe i bën dallgët të uturijnë, emri i të cilit është Zoti, i ushtrive.

  16. "Në qoftë se këto ligje do të binin përpara meje", thotë Zoti, "atëherë edhe pasardhësit e Izraelit do të pushonin së qeni një komb përpara meje përjetë".

  17. Kështu thotë Zoti: "Në qoftë se do të mund të mateshin qiejt lart; ose të hulumtoheshin themelet e tokës poshtë, atëherë edhe unë do t'i hidhja poshtë të gjithë pasardhësit e Izraelit për të gjitha ato që kanë bërë, thotë Zoti.