Kalo te përmbajtja

Vargje biblike për Afflictions: Frequently terminate in good

8 vargje · 21 aspekte

Vargje për Frequently terminate in good

  1. Ju keni kurdisur të këqija kundër meje, por Perëndia ka dashur që t'i shërbejë së mirës, për të kryer atë që po ndodh sot: të mbash gjallë një popull të shumtë.

  2. Vunë, pra, kryeintendentë të punimeve mbi ta, me qëllim që t'i shtypnin me angaritë e tyre. Kështu ata i ndërtuan Faraonit qytetet-depozitë Pitom dhe Raamses.

  3. Por sa më tepër i shtypnin, aq më shumë shtoheshin dhe përhapeshin; prandaj Egjiptasit arritën të kenë shumë frikë nga bijtë e Izraelit,

  4. që të ka sjellë nëpër këtë shkretëtirë të madhe dhe të tmerrshme, vend gjarprinjsh veprues dhe akrepash, tokë e thatë pa ujë; që nxori ujë për ty nga shkëmbijtë shumë të fortë;

  5. dhe që në shkretëtirë të ka ushqyer me manë të cilën etërit e tu nuk e njihnin, për të të përulur dhe për të të vënë në provë dhe së fundi për të të bërë të mirë.

  6. "Kështu thotë Zoti, Perëndia i Izraelit. Ashtu si këta fiq janë të mirë, kështu do të kujdesem për ata të Judës që u çuan në robëri, që unë i përzura nga ky vend në vendin e Kaldeasve për të mirën e tyre.

  7. Unë do t'i hedh me dashamirësi sytë e mi mbi ta dhe do t'i sjell përsëri në këtë vend, do të bëj të begatohen dhe nuk do t'i shkatërroj më, do t'i mbjell dhe nuk do t'i çrrënjos më.

  8. "Do të bëj që të kaloni nën shufër dhe do t'ju kthej në detyrimet e besëlidhjes.