- English
- King James KJV
- Complete Jewish CJB
- World English WEBM
- Berean Standard BSB
- American Standard ASV
- Geneva GNV
- Young's Literal YLT
- Douay-Rheims DRC
- International
- Shqip ALB
- العربية SVD
- বাংলা BN-IRV
- မြန်မာ Judson
- 简体文 CUV-S
- 繁體中文 CUV-T
- Čeština BKR
- Nederlands STVE
- Français LSG
- Deutsch SCH
- Ελληνικά Vamvas
- ગુજરાતી GU-IRV
- Hausa HCB
- עברית Hebrew
- हिन्दी HCV
- Magyar KAROLI
- Bahasa Indonesia INDO-TB
- Italiano Diodati
- 日本語 Kougo
- 한국어 Korean
- മലയാളം MAL
- मराठी MRCV
- Norsk DNB
- فارسی OPV
- Polski BG
- Português Almeida
- Română Cornilescu
- Русский Synodal
- Español RVG
- Kiswahili Neno
- Svenska SV1917
- Tagalog TAG-ADB
- தமிழ் TCV
- తెలుగు TSA
- ภาษาไทย THAI-KJV
- Українська Ohienko
- Tiếng Việt CADMAN
- Yorùbá YCB
circa 1446–1406 BC
The Wilderness Years
Forty years of wandering in the desert test Israel's faith and prepare a new generation to enter the promised land.
Vargje nga kjo periudhë
- Ligji i Përtërirë 18:21rreth 1451 p.e.s.
Dhe në se ti thua në zemrën tënde: "Si do të bëjmë për të dalluar fjalën që Zoti nuk ka thënë?".
- Ligji i Përtërirë 18:22rreth 1451 p.e.s.
Kur profeti flet në emër të Zotit dhe kjo gjë nuk ndodh dhe nuk realizohet, kemi të bëjmë me një gjë që Zoti nuk e ka thënë; e ka thënë profeti me mendjemadhësi; mos ki frikë prej tij".
- Ligji i Përtërirë 19:1rreth 1451 p.e.s.
"Kur Zoti, Perëndia yt, të ketë shfarosur kombet e vendeve që të jep dhe ti t'i kesh dëbuar dhe të banosh në qytetet dhe shtëpitë e tyre,
- Ligji i Përtërirë 19:2rreth 1451 p.e.s.
do të veçosh tri qytete, në mes të vendit, që Zoti, Perëndia yt, të jep si trashëgimi.
- Ligji i Përtërirë 19:3rreth 1451 p.e.s.
Do të përgatisësh rrugë dhe do ta ndash në tri pjesë vendin që Zoti, Perëndia yt, të jep si trashëgimi, me qëllim që çdo vrasës të mund të strehohet në të.
- Ligji i Përtërirë 19:4rreth 1451 p.e.s.
Dhe ky është rregulli për vrasësin që strehohet aty, që të shpëtojë jetën e tij: kushdo që ka vrarë të afërmin e tij pa dashje, pa e urryer më parë.
- Ligji i Përtërirë 19:5rreth 1451 p.e.s.
Kështu, kur dikush shkon me shokun e tij në pyll për të prerë dru dhe, ndërsa i bie një druri me sëpatë, sëpata del nga bishti dhe godet shokun që pastaj vdes, ai person do të strehohet në një nga këto qytete dhe do ta shpëtojë jetën;
- Ligji i Përtërirë 19:6rreth 1451 p.e.s.
sepse hakmarrësi i gjakut, ndërsa zemërimi i vlon në zemër, të mos e ndjekë vrasësin dhe ta arrijë, kur rruga është shumë e gjatë, dhe ta vrasë edhe pse nuk e meriton vdekjen, sepse në të kaluarën nuk e kishte urryer shokun e tij.
- Ligji i Përtërirë 19:7rreth 1451 p.e.s.
Prandaj të urdhëroj në këtë mënyrë: "Veço tri qytete".
- Ligji i Përtërirë 19:8rreth 1451 p.e.s.
Në rast se më pas Zoti, Perëndia yt, zgjeron kufijtë e tu, ashtu si u është betuar etërve të tu dhe ta jep tërë vendin që u kishte premtuar t'ua jepte etërve të tu,
- Ligji i Përtërirë 19:9rreth 1451 p.e.s.
në rast se ti respekton këto urdhra që unë të jap sot, duke e dashur Zotin, Perëndinë tënd, dhe duke ecur gjithnjë në rrugët e tij, atëherë do t'u shtosh tri qytete të tjera tri të parave,
- Ligji i Përtërirë 19:10rreth 1451 p.e.s.
me qëllim që të mos derdhet gjak i pafajshëm në mes të vendit që Zoti, Perëndia yt, të jep si trashëgimi dhe ti të mos bëhesh fajtor për vrasje.
- Ligji i Përtërirë 19:11rreth 1451 p.e.s.
Por në rast se një njeri urren të afërmin e tij, i zë pritë, e sulmon dhe e plagos për vdekje, dhe pastaj strehohet në një nga këto qytete,
- Ligji i Përtërirë 19:12rreth 1451 p.e.s.
pleqtë e qytetit të tij do të dërgojnë ta marrin që andej dhe do t'ia dorëzojnë hakmarrësit të gjakut që të vritet.
- Ligji i Përtërirë 19:13rreth 1451 p.e.s.
Syri yt nuk do të ketë mëshirë për të, por do t'i heqësh Izraelit fajin që ka derdhur gjak të pafajshëm, dhe kështu do të kesh mbarësi.
- Ligji i Përtërirë 19:14rreth 1451 p.e.s.
Nuk do të lëvizësh kufijtë e të afërmit tënd, të vendosura nga pasardhësit në trashëgiminë që do të gëzosh në vendin që Zoti, Perëndia yt, të jep në zotërim.
- Ligji i Përtërirë 19:15rreth 1451 p.e.s.
Një dëshmitar i vetëm nuk mjafton për të akuzuar dikë për çfarëdo krimi apo mëkati të kryer; fakti do të përcaktohet me deponimin e dy ose tre dëshmitarëve.
- Ligji i Përtërirë 19:16rreth 1451 p.e.s.
Në rast se kundër dikujt ngrihet një dëshmitar i rremë dhe e akuzon për një krim,
- Ligji i Përtërirë 19:17rreth 1451 p.e.s.
atëherë dy njerëzit midis të cilëve zhvillohet mosmarrëveshja do të paraqiten përpara Zotit, përpara priftërinjve dhe gjykatësve në funksion ato ditë.
- Ligji i Përtërirë 19:18rreth 1451 p.e.s.
Gjykatësi do ta hetojë me kujdes çështjen; dhe në rast se del që ai dëshmitar është një dëshmitar i rremë, që ka deponuar gënjeshtra kundër vëllait,
- Ligji i Përtërirë 19:19rreth 1451 p.e.s.
atëherë do t'i bëni atij atë që kishte ndër mënd t'i bënte vëllait të tij. Kështu do ta shkulni të keqen nga mesi juaj.
- Ligji i Përtërirë 19:20rreth 1451 p.e.s.
Të tjerët do ta mësojnë dhe do të trëmben, dhe qysh atëherë nuk do të kryhet më në mes tuaj një veprim aq i keq.
- Ligji i Përtërirë 19:21rreth 1451 p.e.s.
Syri yt nuk do të ketë mëshirë, por do t'i përmbahet rregullit jetë për jetë, sy për sy, dhëmb për dhëmb, dorë për dorë, këmbë për këmbë".
- Ligji i Përtërirë 20:1rreth 1451 p.e.s.
"Kur të shkosh në luftë kundër armiqve të tu dhe të shikosh kuaj, qerre dhe njerëz në një numër më të madh se ato që ke ti, mos ki frikë prej tyre, sepse Zoti, Perëndia yt, që të bëri të ngjitesh nga vendi i Egjiptit, është me ty.
- Ligji i Përtërirë 20:2rreth 1451 p.e.s.
Kështu, në çastin kur do të jeni duke filluar betejën, prifti do të dalë përpara dhe do t'i flasë popullit