Skip to content

Gershon

25 vargje · 6 anëtarë të familjes

I njohur edhe si: Gershom

Vargje që përmendin Gershon

  1. Bijtë e Levit: Gershomi, Kehathi dhe Merari.

  2. Këta janë emrat e bijve të Levit, sipas brezave të tyre: Gershomi, Kehathi dhe Merari. Levi jetoi njëqind e tridhjetë e shtatë vjet.

  3. Bijtë e Gershomit qenë: Libni dhe Shimej, bashkë me familjet e tyre.

  4. Këta janë bijtë e Levit, simbas emrave të tyre: Gershon, Kehat dhe Merari.

  5. Këta janë emrat e bijve të Gershonit, simbas familjeve të tyre: Libni dhe Shimei;

  6. Nga Gershoni rrjedhin familja e Libnitëve dhe familja e Shimetëve; këto janë familjet e Gershonitëve.

  7. Detyrat e bijve të Gershonit në çadrën e mbledhjes kishin të bënin me tabernakullin, me çadrën dhe mbulesën e saj, me perden e hyrjes në çadrën e mbledhjes,

  8. "Numëro edhe bijtë e Gershonit, në bazë të shtëpive të etërve të tyre dhe të familjeve të tyre.

  9. Ky është shërbimi i familjeve të Gershonitëve në çadrën e mbledhjes; dhe detyrat e tyre do t'i kryejnë nën urdhrat e Ithamarit, birit të priftit Aaron.

  10. Ata që u regjistruan nga bijtë e Gershonit në bazë të familjeve të tyre dhe të shtëpive të etërve të tyre,

  11. Këta qenë ata që u regjistruan nga familjet e Gershonit, të gjithë ata që bënin shërbim në çadrën e mbledhjes; Moisiu dhe Aaroni kryen regjistrimin e tyre simbas urdhrit të Zotit.

  12. Dy qerre dhe katër qe ua dha bijve të Gershonit simbas shërbimit të tyre;

  13. Pastaj u çmontua tabernakulli dhe bijtë e Merarit dhe të Gershonit u nisën për rrugë, duke transportuar tabernakullin.

  14. Dhe këta qenë ata që u regjistruan nga Levitët, simbas familjeve të tyre: nga Gershoni, familja e Gershonitëve; nga Kohathi, familja e Kohathitëve; nga Merari, familja e Meraritëve.

  15. Bijve të Gershonit u ranë në short trembëdhjetë qytete nga fisi i Isakarit, nga fisi i Neftalit dhe nga gjysmë fisi i Manasit në Bashan.

  16. Bijve të Gershonit, që u përkisnin familjeve të Levitëve, u dhanë, duke i marrë nga gjysma e fisit të Manasit, Golanin në Bashan (si qytet për strehimin e vrasësit), me gjithë tokat për kullotë, dhe Beeshterahun me tokat e tij për kullotë: dy qytete;

  17. Bijtë e Levit ishin Gershomi, Kehathi dhe Merari.

  18. Bijtë e Levit ishin Gershomi, Kehathi dhe Merari.

  19. Këta janë emrat e bijve të Gershomit: Libni dhe Shimei.

  20. Gershomi pati si djalë Libnin, bir i të cilit ishte Jahathi, bir i të cilit ishte Zimahu,

  21. bir i Jahathit, bir i Ghershomit, bir i Levit.

  22. Bijve të Ghershomit, sipas familjeve të tyre, iu dhanë trembëdhjetë qytete, që iu morën fisit të Isakar, nga fisi i Asherit, fisit të Neftalit dhe fisit të Manasët në Bashanit.

  23. Bijve të Gershonit iu dhanë, duke i marrë nga familja e gjysmës së fisit të Manasit, Golanin në Bashan me tokat e tij për kullotë dhe Ashtarothin me tokat e tij për kullotë.

  24. nga bijtë e Gershomit, Joelin, të parin, dhe njëqind e tridhjetë vëllezërit e tij;

  25. Davidi i ndau në klasa, sipas bijve të Levit: Gershomi, Kehathi dhe Merari.