Fjalët e Urta 30:15-31
15
Shushunja ka dy bija, që thonë: "Më jep, më jep!". Ka tri gjëra që nuk ngopen kurrë, madje katër nuk thonë kurrë: "Mjaft!".
16
Sheoli, barku shterp, toka që nuk ngopet me ujë dhe zjarri që nuk thotë kurrë: "Mjaft!".
17
Syrin që tallet me babanë dhe nuk pranon me përbuzje t'i bindet nënës, do ta nxjerrin korbat e përroit, do ta hanë të vegjëlit e shqiponjës.
18
Ka tri gjëra tepër të mrekullueshme për mua, madje katër, që unë nuk i marr vesh:
19
gjurma e shqiponjës në ajër, gjurma e gjarpërit mbi shkëmb, gjurma e anijes në mes të detit dhe gjurma e burrit me një vajzë.
20
Kjo është sjellja e gruas që ka shkelur kurorën: ha, fshin gojën dhe thotë: "Nuk kam bërë asnjë të keqe!".
21
Tri gjëra e turbullojnë tokën, madje katër janë gjërat që ajo nuk mund të durojë:
22
një shërbëtor kur bëhet mbret, një budalla që ka bukë me bollëk,
23
një grua të urryer që gjen burrë dhe një shërbëtore që i zë vendin zonjës.
24
Ka katër kafshë të vogla mbi tokë, por janë jashtëzakonisht të urta:
25
mizat e dheut, që janë një popull pa forcë, por që e mbledhin ushqimin e tyre në verë;
26
lepujt, që janë një popull i dobët, por që e vendosin banesën e tyre në shkëmbinjtë;
27
karkalecat, që nuk kanë mbret, por që shkojnë mbarë në grupe;
28
hardhuca që mund ta zësh me duart, por që gjendet në pallatet e mbretërve.
29
Tri qënie kanë një paraqitje të bukur, madje katër kanë një ecje madhështore;
30
luani, kafsha më e fortë, që nuk zmprapset para askujt,
31
kali i luftës që ecën i ngrefosur, cjapi dhe mbreti kur është me ushtrinë e tij.
Settings