Skip to content
Fjalët e Urta 22:17-34

Fjalët e Urta 22:17-34

17
Vëru veshin dhe dëgjo fjalët e të urtëve, dhe jepja zemrën dijes sime.
18
sepse për ty do të jetë e këndshme t'i ruash në intimitetin tënd dhe t'i kesh të gjitha gati mbi buzët e tua.
19
Me qëllim që besimin tënd ta kesh te Zoti, sot të kam mësuar, po, pikërisht ty.
20
A nuk të kam shkruar në të kaluarën aforizma që kanë të bëjnë me këshillimin dhe diturinë,
21
në mënyrë që të njohësh sigurinë e fjalëve të së vërtetës, me qëllim që t'u përgjigjesh me fjalë të vërteta atyre që të dërgojnë?
22
Mos e vidh të varfërin, sepse është i varfër, dhe mos e shtyp të mjerin te porta,
23
sepse Zoti do të mbrojë çështjen e tyre dhe do t'u heqë jetën atyre që i kanë zhveshur.
24
Mos lidh miqësi me njeriun zemërak dhe mos u shoqëro me njeriun idhnak,
25
që të mos mësosh rrugët e tij dhe të mos gjesh një kurth për shpirtin tënd.
26
Mos u bëj si ata që japin dorën si garanci, që bëhen garant për borxhet e të tjerëve.
27
Në qoftë se nuk ke asgjë me se të paguash, pse duhet të të heqë shtratin poshtë vetes?
28
Mos e luaj kufirin e vjetër, të vendosur nga etërit e tu.
29
A ke parë një njeri të papërtueshëm në punën e tij? Ai do të paraqitet në prani të mbretit dhe nuk do të qëndrojë para njerëzve të humbur.
Settings

Reading Style

Typeface

Font Size 19px

Options