Skip to content
Fjalët e Urta 22:1-16

Fjalët e Urta 22:1-16

1
Një nam i mirë është më i pëlqyeshëm se pasuritë e mëdha, dhe hiri është më i pëlqyeshëm se argjendi dhe ari.
2
I pasuri dhe i varfëri kanë këtë të përbashkët: të dy i ka bërë Zoti.
3
Njeriu i matur e shikon të keqen dhe fshihet; por njerëzit naivë shkojnë tutje dhe dënohen.
4
Çmimi i përvujtërisë është frika e Zotit, pasuria, lavdia dhe jeta.
5
Ferra dhe leqe gjenden në udhën e të çoroditurit; kush kujdeset për jetën e vet rri larg tyre.
6
Mësoji fëmijës rrugën që duhet të ndjekë, dhe ai nuk do të largohet prej saj edhe kur të plaket.
7
I pasuri sundon mbi të varfërit, dhe huamarrësi është skllav i huadhënësit.
8
Kush mbjell padrejtësi ka për të korrur telashe dhe shufra e zemërimit të tij do të asgjesohet.
9
Njeriu me sy dashamirës do të bekohet, sepse i jep bukë të varfërit.
10
Përzëre tallësin dhe grindjet do të ikin bashkë me të; po, grindjet dhe fyerjet do të pushojnë.
11
Kush e do pastërtinë e zemrës dhe ka hir mbi buzët do ta ketë shok mbretin.
12
Sytë e Zotit ruajnë dijen, por ai i bën të kota fjalët e të pabesit.
13
Përtaci thotë: "Jashtë ka një luan; do të vritem rrugës".
14
Goja e gruas që shkel kurorën është një gropë e thellë; ai që ka zemëruar Zotin do të bjerë në të.
15
Marrëzia lidhet me zemrën e fëmijës, por shufra e korrigjimit do ta largojë prej saj.
16
Ai që shtyp të varfërin për t'u pasuruar dhe ai që i jep të pasurit, me siguri do të varfërohet.
Settings

Reading Style

Typeface

Font Size 19px

Options