Skip to content
Gjyqtarët 11:29-40

Gjyqtarët 11:29-40

29
Atëherë Fryma e Zotit erdhi mbi Jefteun dhe ai kaloi nëpër Galaadin dhe Manasin, arriti në Mitspah të Galaadit dhe që këtej lëvizi kundër bijve të Amonit.
30
Jefteu lidhi një kusht me Zotin dhe tha: "Në rast se ti më jep në duart e mia bijtë e Amonit,
31
çfarë të dalë nga dyert e shtëpisë sime për të më pritur kur të kthehem fitimtar nga bijtë e Amonit, do t'i përkasë Zotit dhe unë do t'ia ofroj si olokaust".
32
Këshu Jefteu marshoi kundër bijve të Amonit për t'u bërë luftë, dhe Zoti ia dha në dorë.
33
Ai i mundi duke bërë një masakër të madhe, nga Aroeri deri në drejtim të Minithit (duke u marrë njëzet qytete) dhe deri në Abel-Keramim. Kështu bijtë e Amonit u poshtëruan përpara bijve të Izraelit.
34
Pastaj Jefteu u kthye në shtëpinë e tij, në Mitspah; dhe ja që i doli për ta pritur e bija me dajre dhe valle. Ajo ishte bija e vetme e tij, sepse ai nuk kishte djem ose vajza të tjera.
35
Sa e pa, grisi rrobat e tij dhe tha: "Oh, bija ime, ti po më bën shumë fatkeq, ti po më sjell mjerim! Unë i kam dhënë fjalën Zotit dhe nuk mund të tërhiqem".
36
Ajo i tha: "O atë, në rast se i ke dhënë fjalën Zotit, vepro me mua simbas fjalëve që kanë dalë nga goja jote, sepse Zoti ta mori hakun me armiqtë e tu, bijtë e Amonit".
37
Pastaj i tha të atit: "Të më lejohet kjo e drejtë: lermë të lirë dy muaj, në mënyrë që të sillem nëpër male duke qarë virgjërinë time me shoqet e mia".
38
Ai iu përgjegj: "Shko!". Dhe e la të shkonte për dy muaj. Kështu ajo shkoi me shoqet e saj dhe qau ndër male virgjërinë e saj.
39
Mbas dy muajsh ajo u kthye tek i ati; dhe ai veproi me të simbas kushtit që kishte lidhur. Ajo nuk kishte njohur burrë. Kështu u bë zakon në Izrael
40
që bijat e Izraelit të shkojnë çdo vit e të qajnë bijën e Jefteut, Galaaditit, katër ditë me radhë.
Settings

Reading style

Typeface

Font size 19px

Reading width 75 chars

Options