Skip to content
Gjoni 17:1-10

Gjoni 17:1-10

1
Jezusi tha këto gjëra, pastaj i ngriti sytë drejt qiellit dhe tha: ''O Atë, ora ka ardhur, përlëvdo Birin tënd, që edhe Biri yt të të përlëvdojë,
2
sepse ti i ke dhënë pushtet mbi çdo mish, që t'u japë jetë të përjetshme të gjithë atyre që ti ia ke dhënë.
3
Dhe kjo është jeta e përjetshme, të të njohin ty, të vetmin Perëndi të vërtetë, dhe Jezu Krishtin që ti ke dërguar.
4
Unë të kam përlëvduar mbi tokë; unë e kam kryer veprën që më ke dhënë të bëj.
5
Tani, pra, më përlëvdo, o Atë, pranë teje, me lavdinë që unë e kisha pranë teje para se të bëhej bota.
6
Unë ia kam dëftuar emrin tënd njerëzve që ti m'i ke dhënë nga bota; ishin të tutë dhe ti m'i ke dhënë; dhe ata e kanë zbatuar fjalën tënde.
7
Tani ata kanë njohur se të gjitha gjërat që ti më ke dhënë vijnë prej teje,
8
sepse ua kam dhënë atyre fjalët që ti më ke dhënë mua; dhe ata i kanë pranuar dhe kanë njohur se me të vërtetë unë dola nga ti, dhe kanë besuar se ti më ke dërguar.
9
Unë lutem për ta, nuk lutem për botën, po për ata që më ke dhënë, sepse janë të tutë.
10
Dhe të gjitha gjërat e mia janë të tuat, dhe gjërat e tua janë të miat; dhe unë jam përlëvduar në to.
Settings

Reading style

Typeface

Font size 19px

Reading width 75 chars

Options