Jobi 24:1-12
1
"Pse vallë i Plotfuqishmi nuk i rezervon vetes kohëra dhe ata që e njohin nuk shohin ditët e tij?
2
Disa zhvendosin kufijtë, marrin me forcë kopetë dhe i çojnë në kullotë;
3
u marrin gomarin jetimëve dhe marrin peng kaun e gruas së ve;
4
i shtyjnë jashtë rruge nevojtarët, kështu tërë të varfrit e vendit janë të detyruar të fshihen.
5
Ja ku janë, si gomarë të egjër në shkretëtirë dalin në punën e tyre herët në mëngjes për të kërkuar ushqim; shkretëtira jep ushqim për ta dhe për bijtë e tyre.
6
Mbledhin forazhin e tyre në fushat dhe mbledhin vilet e pavjela në vreshtin e të pabesit.
7
E kalojnë natën lakuriq, pa rroba, dhe nuk kanë me se të mbulohen nga të ftohtit.
8
Të lagur nga rrebeshet që vijnë nga malet, për mungesë strehe shtrëngohen pas shkëmbinjve.
9
Të tjerë e rrëmbejnë nga gjiri jetimin dhe marrin pengje nga të varfrit.
10
E detyrojnë të varfrin të shkojë pa rroba dhe u marrin duajt të uriturve.
11
Bëjnë vaj midis mureve të të pabesëve, e shtrydhin rrushin në trokull, por kanë etje.
12
Vajtimi i atyre që po vdesin ngrihet nga qyteti, shpirti i të plagosurve kërkon ndihmë, por Perëndia nuk i vë mend të keqes që u ka bërë.
Settings