Skip to content
Galatasve 5:1-18

Galatasve 5:1-18

1
Ja, unë, Pali, po ju them se, në qoftë se rrethpriteni, Krishti nuk do t'ju bëjë dobi aspak.
2
Edhe i dëshmoj përsëri çdo njeriu që rrethpritet, se ai është i detyruar të zbatojë mbarë ligjin.
3
Ju që kërkoni të shfajësoheni me anë të ligjit, jeni ndarë nga Krishti; ratë poshtë nga hiri.
4
Ne në fakt në Frymë, nëpërmjet besimit presim shpresën e drejtësisë,
5
sepse në Jezu Krishtin, as rrethprerja, as parrethprerja s'kanë ndonjë vlerë, por besimi që vepron me anë dashurie.
6
Ju vraponit bukur; kush ju ka penguar që të mos i bindeni së vërtetës?
7
Kjo bindje nuk vjen nga ai që ju thërret.
8
Pak maja e bën të vijë gjithë brumin.
9
Kam besim te Perëndia për ju, se nuk do të mendoni ndryshe; por ai që ju turbullon juve, kushdo qoftë, do të marrë dënimin.
10
Sa për mua, o vëllezër, në qoftë se unë vazhdoj të predikoj rrethprerjen, përse më përndjekin akoma? Atëherë skandali i kryqit ra poshtë.
11
Oh, sikur ata që ju turbullojnë, të gjymtoheshin vetë!
12
Sepse ju, o vëllezër, u thirrët në liri; por mos e përdorni këtë liri si një rast për mishin, por, me dashuri t'i shërbeni njëri-tjetrit.
13
Sepse gjithë ligji përmblidhet në këtë fjalë, të vetme: ''Duaje të afërmin tënd porsi vetveten!''.
14
Sepse nëse ju kafshoni dhe hani njëri-tjetrin, ruhuni mos prisheni njëri nga tjetri.
15
Dhe unë them: Ecni sipas Frymës dhe nuk do ta përmbushni dëshirat e mishit,
16
sepse mishi ka dëshira kundër Frymës, dhe Fryma ka dëshira kundër mishit; dhe këto janë të kundërta me njëra-tjetrën, që ju të mos bëni ato që dëshironi.
17
Por në qoftë se udhëhiqeni nga Fryma, ju nuk jeni nën ligj.
18
Dhe veprat e mishit janë të zbuluar dhe janë: kurorëshkelja, kurvëria, ndyrësia, shthurja,
Settings

Reading style

Typeface

Font size 19px

Reading width 75 chars

Options