Skip to content
Estera 9:1-12

Estera 9:1-12

1
Muajin e dymbëdhjetë, që është muaji i Adarit, ditën e trembëdhjetë të muajit, kur duhet të zbatoheshin urdhri dhe dekreti i mbretit, dita në të cilën armiqtë e Judejve shpresonin të sundonin mbi
2
Judejtë u mblodhën në qytetet e tyre, në të gjitha krahinat e mbretit Asuero, për të shtrirë dorën kundër atyre që kërkonin t'u bënin keq; dhe askush nuk mundi t'u rezistonte atyre, sepse tmerri i Judejve i kishte zënë tërë popujt.
3
Tërë krerët e krahinave, satrapët, qeveritarët dhe ata që merreshin me punët e mbretit i përkrahën Judejtë, sepse tmerri i Mardokeut i kishte zënë.
4
Në fakt Mardokeu ishte i madh në pallatin e mbretit, dhe fama e tij përhapej në të gjitha krahinat, sepse ky njeri, Mardokeu, bëhej gjithnjë më i madh.
5
Kështu Judejtë goditën tërë armiqtë e tyre, duke i kaluar në tehun e shpatës dhe duke kryer një kërdi dhe një shkatërrim të madh; u sollën si deshën me armiqtë e tyre.
6
Në qytetin e Suzës Judejtë vranë dhe shfarosën pesëqind njerëz;
7
vranë edhe Parshandathan, Dalfonin, Aspathan,
8
Porathan, Adalian, Aridathan,
9
Parmashtan, Arisain, Aridain dhe Vajezathan,
10
dhjetë bijtë e Hamanit, birit të Hamedathas, armiku i Judejve, por nuk u dhanë pas plaçkitjes.
11
Po atë ditë numri i atyre që ishin vrarë në qytetin e Suzës iu njoftua mbretit.
12
Mbreti i tha atëherë mbretëreshës Ester: "Në qytetin e Suzës Judejte kanë vrarë dhe shfarosur pesëqind njerëz dhe dhjetë bij të Hamanit; çfarë kanë bërë vallë në krahinat e tjera të mbretit? Tani cila është kërkesa jote? Do të të plotësohet. Çfarë tjetër kërkon? Do të bëhet".
Settings

Reading Style

Typeface

Font Size 19px

Options