Skip to content
Veprat e Apostujve 19:1-12

Veprat e Apostujve 19:1-12

1
Dhe ndërsa Apollo ishte ende në Korint, Pali, mbasi shkoi në vendet më të larta, arriti në Efes dhe, si gjeti disa dishepuj, u tha atyre:
2
''A e keni marrë Frymën e Shenjtë, kur besuat?''. Ata iu përgjigjën: ''Ne as që kemi dëgjuar se paska Frymë të Shenjtë''.
3
Dhe ai u tha atyre: ''Me se, pra, u pagëzuat?''. Ata u përgjigjën: ''Me pagëzimin e Gjonit''.
4
Atëherë Pali tha: ''Gjoni pagëzoi me pagëzimin e pendimit, duke i thënë popullit se duhet t'i besonte atij që do të vinte pas tij, domethënë Jezu Krishtit.
5
Dhe ata, si dëgjuan, u pagëzuan në emër të Zotit Jezus.
6
Dhe, kur Pali vuri duart mbi ta, Fryma e Shenjtë zbriti mbi ta dhe ata folën në gjuhë të tjera dhe profetizuan.
7
Dhe gjithsej ishin rreth dymbëdhjetë burra.
8
Pastaj ai hyri në sinagogë dhe u foli lirisht njerëzve tre muaj me radhë, duke diskutuar dhe duke i bindur për gjërat e mbretërisë së Perëndisë.
9
Por, duke qenë se disa ngurtësoheshin dhe nuk besonin dhe flisnin keq për Udhën përpara turmës, ai u shkëput prej tyre, i ndau dishepujt dhe vazhdoi të diskutojë çdo ditë në shkollën e njëfarë Tirani.
10
Dhe kjo vazhdoi dy vjet me radhë, kështu që të gjithë banorët e Azisë, Judenj dhe Grekë, e dëgjuan fjalën e Zotit Jezus.
11
Dhe Perëndia bënte mrekulli të jashtëzakonshme me anë të duarve të Palit,
12
aq sa mbi të sëmurët sillnin peshqirë dhe përparëse që kishin qenë mbi trupin e tij, dhe sëmundjet largoheshin prej tyre dhe frymërat e liga dilnin prej tyre.
Settings

Reading Style

Typeface

Font Size 19px

Options