1 Samuelit 27:7-12
7
Davidi qëndroi në vendin e Filistejve një vit e katër muaj.
8
Davidi dhe njerëzit e tij niseshin dhe bënin plaçkitje në vendin e Geshuritëve, të Girzitëve dhe të Amalekitëve; këto popullata banonin prej kohëve të vjetra në këtë vend duke u shtrirë nga Shuri deri në vendin e Egjiptit.
9
Davidi e shkretonte vendin dhe nuk linte gjallë as burra as gra; pastaj merrte dele, lopë, gomarë, deve dhe rroba, dhe kthehej dhe shkonte tek Akishi.
10
Kur Akishi e pyeste: "Ku keni plaçkitur sot?", Davidi i përgjigjej: "Kundër jugut të Judës, kundër jugut të Kenejve".
11
Davidi nuk linte gjallë as burra as gra, sepse mund të çonin lajme, dhe thoshte: "Mund të japim njoftime mbi ne dhe të thonë: "Kështu ka bërë Davidi"". Kështu veproi ai gjatë gjithë kohës që qëndroi në vendin e Filistejve.
12
Kështu Akishi i besonte Davidit dhe thoshte: "Ai u bë i urrejtshëm nga populli i Izraelit dhe kështu do të jetë gjithmonë shërbëtori im".
Settings