Skip to content

Vargje biblike për Zacchaeus

10 vargje · 1 aspekt

Vargje kyçe biblike

  1. Pastaj Jezusi hyri në Jeriko dhe po kalonte nëpër qytet;

  2. dhe ja, një njeri i quajtur Zake, i cili ishte kryetari i tagrambledhësve dhe ishte i pasur.

  3. Ai kërkonte të shihte kush ishte Jezusi, por nuk mundte për shkak të turmës, sepse ishte i shkurtër nga shtati.

  4. Atëherë rendi përpara dhe u ngjit në një fik për ta parë, sepse ai duhet të kalonte andej.

  5. Dhe kur Jezusi arriti në atë vend, i çoi sytë, e pa dhe i tha: ''Zake, zbrit shpejt poshtë, sepse sot duhet të rri në shtëpinë tënde''.

  6. Dhe ai zbriti me nxitim dhe e priti me gëzim.

  7. Kur panë këtë, të gjithë murmuritën, duke thënë: ''Ai shkoi të rrijë në shtëpinë e një njeriu mëkatar''.

  8. Por Zakeu u çua dhe i tha Zotit: ''Zot, unë po u jap të varfërve gjysmën e pasurisë sime dhe, po të kem marrë ndonjë gjë nga ndonjëri me mashtrim, do t'ia kthej katërfish''.

  9. Dhe Jezusi i tha: ''Sot në këtë shtëpi ka hyrë shpëtimi, sepse edhe ky është bir i Abrahamit.

  10. Sepse Biri i njeriut erdhi të kërkojë dhe të shpëtojë atë që kishte humbur''.