Skip to content

Vargje biblike për War: Wisdom required in

9 vargje · 45 aspekte

Vargje për Wisdom required in

  1. I urti ngjitet në qytetin e njerëzve të fortë dhe rrëzon forcën në të cilën kishte besim.

  2. Sepse me këshilla të urta do të mund të bësh luftën tënde, dhe në numrin e madh të këshilltarëve është fitorja.

  3. Ishte një qytet i vogël me pak njerëz brenda; një mbret i madh doli kundra, e rrethoi dhe ndërtoi bastione të mëdha.

  4. Por gjendej në të një njeri i varfër dhe i urtë, i cili me diturinë e tij e shpëtoi qytetin. Megjithatë asnjeri nuk u kujtua për këtë njeri të varfër.

  5. Atëherë unë thashë: "Dituria vlen më shumë se forca; por dituria e të varfërit përbuzet dhe fjalët e tij nuk dëgjohen".

  6. Fjalët e të urtëve që thuhen shtruar dëgjohen më mirë se britmat e atij që sundon mbi budallenjtë.

  7. Dituria vlen më tepër se armët e luftës, por një mëkatar i vetëm shkatërron një të mirë të madhe.

  8. Ose cili mbret, kur niset të luftojë kundër një mbreti tjetër, nuk ulet më parë të gjykojë në se mund ta përballojë me dhjetë mijë atë që po i vjen kundër me njëzet mijë?

  9. Në mos, ndërsa ai është ende larg, i dërgon një delegacion për të biseduar për paqe.