Kalo te përmbajtja

Vargje biblike për Trumpet: Used in worship

5 vargje · 46 aspekte

Vargje për Used in worship

  1. Priftërinjtë Shebarniahu, Joshafati, Nethaneel, Amasai, Zakaria, Benajah dhe Elezieri u binin borive përpara arkës së Perëndisë, kurse Obed-Edomi dhe Jehijahu kryenin detyrën e derëtarit afër arkës.

  2. Me ta ishin gjithashtu Hemani dhe Jeduthuni me bori dhe cembale, për ata që do t'u binin veglave, dhe me vegla muzikore për të shoqëruar këngët e Perëndisë. Bijtë e Jeduthunit duhet të rrinin te porta.

  3. Tërë këta ishin bijtë e Hemanit, shikuesit të mbretit sipas fjalës së Perëndisë për të ngritur në qiell fuqinë e tij. Në fakt Perëndia i kishte dhënë Hemanit katërmbëdhjetë bij dhe tri bija.

  4. I bini borisë ditën e hënës së re, ditën e hënës së plotë, ditën e festës sonë.

  5. Sepse ky është një statut për Izraelin, një ligj i Perëndisë të Jakobit.