Kalo te përmbajtja

Vargje biblike për Tribe Of Benjamin: Some of, assisted David

7 vargje · 35 aspekte

Kërko për "Tribe Of Benjamin"

Vargje për Some of, assisted David

  1. Këta janë njerëzit që erdhën te Davidi në Tsiklag, kur ai qendronte larg pranisë së Saulit, birit të Kishit; ata ishin një pjesë e trimave që e ndihmuan në luftë;

  2. ishin të armatosur me harqe dhe mund të përdornin si dorën e djathtë ashtu edhe atë të majtë për të hedhur gurë dhe për të gjuajtur shigjeta me hark; i përkisnin fisit të Beniaminit, vëllezër të Saulit.

  3. I pari i tyre ishte Ahiezeri, pastaj Joasi, bij të Shemaahut, nga Giberahu; Jezieli dhe Peleti, bij të Azmavethit; Berakahu dhe Jehu nga Anathothi;

  4. Ishmajahu nga Gabaoni, trim midis të tridhjetëve dhe i pari i tyre; Jeremia, Jahazieli, Johanani, Jozabadi nga Gedera

  5. Eluzai, Jerimothi, Bealiahu, Shemariahu, Shefatiahu nga Harufi;

  6. Elkanahu, Jishshiahu, Azareli, Joezeri dhe Jashobeami, Koraiti;

  7. Joelahu dhe Zebadiahu, bij të Jerohamit nga Gedori.