Vargje biblike për The Promises of God: David
Vargje për David
Kur t'i kesh mbushur ditët e tua dhe të jesh duke pushuar bashkë me etërit e tu, unë do të ngre mbas teje pasardhësit e tu që do të dalin nga barku yt dhe do të vendos mbretërinë tënde.
"Unë kam lidhur një besëlidhje me të zgjedhurin tim, i jam betuar Davidit, shërbëtorit tim, duke thënë:
"Do t'i vendos pasardhësit e tu përjetë dhe do të ndërtoj fronin tënd për të gjitha brezat"". (Sela)
Jam betuar një herë për shenjtërinë time dhe nuk do ta gënjej Davidin;
pasardhësit e tij do të jenë përjetë dhe froni i tij do të jetë si dielli para meje,