Vargje biblike për Prayer Under Affliction: For deliverance
Vargje për For deliverance
Ankthet e zemrës sime janë shtuar; më çliro nga fatkeqësitë e mia.
O Perëndi, liroje Izraelin nga të gjitha mundimet e tij.
Largo nga unë fshikullin tënd; unë po marr fund nën goditjet e dorës sate.
Mos u zemëro tepër, o Zot, dhe mos e kujto paudhësinë përjetë. Ja, shiko, të lutemi; ne të gjithë jemi populli yt.
Qytetet e tua të shenjta janë bërë një shkretëtirë. Sioni është bërë një shkretëtirë, Jeruzalemi një shkretim.
I shenjti dhe i madherishmi tempulli ynë, ku etërit tanë të kremtuan, është bërë pre e zjarrit dhe të gjitha gjërat tona më të dashura janë shkatërruar.
Para këtyre gjërave do ta përmbash veten akoma, o Zot, do të heshtësh dhe do të na pikëllosh akoma shumë?
Shëromë, o Zot, dhe do të shërohem, shpëtomë dhe do të shpëtoj, sepse ti je lavdia ime.