Kalo te përmbajtja

Vargje biblike për Paul: Visits Samothracia and Neopolis; comes to Philippi, the chief city of Macedonia; visits a place of prayer at the river side; preaches the word; the merchant, Lydia, of Thyatira, is converted and baptized

5 vargje · 103 aspekte

Vargje për Visits Samothracia and Neopolis; comes to Philippi, the chief city of Macedonia; visits a place of prayer at the river side; preaches the word; the merchant, Lydia, of Thyatira, is converted and baptized

  1. Prandaj, duke lundruar nga Troasi, u drejtuam për në Samotrakë, dhe të nesërmen në Neapolis,

  2. dhe prej andej në Filipi, që është qyteti i parë i asaj ane të Maqedonisë dhe koloni romake; dhe qëndruam disa ditë në atë qytet.

  3. Ditën e së shtunës dolëm jashtë qytetit anës lumit, ku ishte vendi i zakonshëm për lutje; dhe, si u ulëm, u flisnim grave që ishin mbledhur atje.

  4. Dhe një grua, me emër Lidia, që ishte tregtare të purpurtash, nga qyteti i Tiatirës dhe që e adhuronte Perëndinë, po dëgjonte. Dhe Zoti ia hapi zemrën për të dëgjuar gjërat që thoshte Pali.

  5. Pasi ajo u pagëzua me familjen e saj, na u lut duke thënë: ''Në qoftë se më keni gjykuar se jam besnike ndaj Zotit, hyni në shtëpinë time dhe rrini''. Dhe na detyroi të pranojmë.