Vargje biblike për Jair
Vargje kyçe biblike
Mbas tij doli Jairi, Galaaditi, që qe gjyqtar i Izraelit njëzet e dy vjet me radhë.
Ai kishte tridhjetë bij që u hipnin tridhjetë gomaricave dhe kishin tridhjetë qytete, që quhen edhe sot fshatrat e Jairit dhe ndodhen në vendin e Galaadit.
Pastaj Jairi vdiq dhe u varros në Kamon.
Segubit i lindi Jairi, të cilit do t'i përkisnin njëzet e tre qytete në vendin e Galaadit.
(Geshuri dhe Arami u morën atyre fshatrat e Jairit, Kenathin dhe fshatrat përreth, gjashëdhjetë qytete). Tërë këto ishin pronë e bijve të Makirit, atit të Galaadit.