Skip to content

Vargje biblike për Feast of Tabernacles

56 vargje · 5 aspekte

Vargje kyçe biblike

Filtro sipas librit
  1. Do të kremtosh edhe festën e korrjes, të prodhimit të hershëm të punës sate, të asaj që ke mbjellë në ara; si dhe festën e të vjelave, në fund të vitit, kur do të mbledhësh nga arat frytet e punës sate.

  2. Do të kremtosh festën e javëve, domethënë, të prodhimit të parë të korrjes së grurit dhe festën e të vjelave në fund të vitit.

  3. "Folu bijve të Izraelit dhe u thuaj atyre: Dita e pesëmbëdhjetë e këtij muaji të shtatë do të jetë festa e kasolleve për shtatë ditë, për nder të Zotit.

  4. Ditën e parë do të bëhet një mbledhje e shenjtë; nuk do të bëni gjatë kësaj dite asnjë punë të rëndë.

  5. Shtatë ditë me radhë do t'i ofroni Zotit një flijim të bërë me zjarr. Ditën e tetë do të keni një mbledhje të shenjtë dhe do t'i ofroni Zotit një flijim të bërë me zjarr. Éshtë dita e kuvendit madhështor, nuk do të bëni gjatë kësaj dite asnjë punë të rëndë.

  6. Këto janë festat e Zotit që ju do t'i shpallni si mbledhje të shenjta, për t'i ofruar Zotit një flijim të bërë me zjarr, një olokaust dhe një blatim ushqimi, një viktimë dhe libacione, çdo gjë në ditën e caktuar,

  7. përveç të shtunave të Zotit, përveç dhuratave dhe kushteve tuaja sipas dëshirës që do t'i paraqisni Zotit.

  8. Përveç kësaj ditën e pesëmbëdhjetë të muajit të shtatë, kur të keni vjelur prodhimet e tokës, do të kremtoni një festë për Zotin shtatë ditë me radhë; dita e parë do të jetë një ditë pushimi dhe dita e tetë do të jetë gjithashtu një ditë pushimi.

  9. Ditën e parë do të mblidhni frutat e drurëve madhështorë: degë palme, degë me gjethe të dendura dhe shelgje përrenjsh, dhe do të gëzoheni përpara Zotit, Perëndisë tuaj, shtatë ditë me radhë.

  10. Do ta kremtoni këtë festë për nder të Zotit shtatë ditë për çdo vit. Éshtë një ligj i përjetshëm për të gjithë brezat tuaj. Do ta kremtoni muajin e shtatë.

  11. Do të banoni në kasolle shtatë ditë me radhë; të gjithë ata që kanë lindur në Izrael do të banojnë në kasolle,

  12. me qëllim që pasardhësit tuaj të dinë që unë i kam detyruar bijtë e Izraelit të banojnë në kasolle, kur i nxora nga vendi i Egjiptit. Unë jam Zoti, Perëndia juaj".

  13. Ditën e pesëmbëdhjetë të muajit të shtatë do të keni një mbledhje të shenjtë; nuk do të bëni asnjë punë të rëndë dhe do të kremtoni një festë për Zotin shtatë ditë me radhë.

  14. Do të ofroni si olokaust, me erë të këndshme për Zotin, një dem të vogël, një dash dhe shtatë qengja motakë, që nuk duhet të kenë të meta;

  15. me blatimin e tyre ushqimor prej maje mielli të përzier me vaj: tre të dhjeta për secilin nga trembëdhjetë demat e vegjël, dy të dhjeta për secilin nga dy deshtë,

  16. një të dhjetë për secilin nga katërmbëdhjetë qengjat,

  17. dhe një kec si flijim për mëkatin, përveç olokaustit të përjetshëm, blatimit të tij dhe libacionit.

  18. Ditën e dytë do të ofroni dymbëdhjetë dema të vegjël, dy desh dhe katërmbëdhjetë qengja motakë pa të meta,

  19. me blatimin e tyre ushqimor dhe libacionet e tyre për demat e vegjël, për deshtë dhe për qengjat në bazë të numrit të tyre, simbas normave të caktuara,

  20. dhe një kec si flijim për mëkatin, përveç olokaustit të përjetshëm, blatimit të tij ushqimor dhe libacioneve të tyre.

  21. Ditën e tretë do të ofroni njëmbëdhjetë dema të vegjël, dy desh dhe katërmbëdhjetë qengja motakë, pa të meta,

  22. bashkë me blatimet e tyre ushqimore dhe libacionet për demat e vegjël, për deshtë dhe për qengjat, në bazë të numrit të tyre, simbas normave të caktuara,

  23. dhe një cjap si flijim për mëkatin, përveç olokausti të përjetshëm, blatimit të tij të ushqimit dhe libacionit të tij.

  24. Ditën e katërt do të ofroni dhjetë dema të vegjël, dy desh dhe katërmbëdhjetë qengja motakë, pa të meta,

  25. bashkë me blatimin e tyre të ushqimit dhe të libacioneve për demat e vegjël, për deshtë dhe për qengjat, në bazë të numrit të tyre simbas normave të caktuara,