Kalo te përmbajtja

Vargje biblike për Beds: Reclining on at meals

9 vargje · 28 aspekte

Vargje për Reclining on at meals

  1. Por ai refuzoi dhe tha: "Nuk do të ha". Por shërbëtorët e tij bashkë me gruan ngulën këmbë dhe ai i dëgjoi; kështu u ngrit nga toka dhe u ul në shtrat.

  2. Gruaja kishte në shtëpi një viç të majmë; e theri shpejt e shpejt, pastaj mori miellin, gatoi brumin dhe përgatiti disa bukë pa maja.

  3. I vuri këto ushqime Saulit dhe shërbëtorëve të tij, dhe ata i hëngrën; pastaj u ngritën dhe u nisën po atë natë.

  4. Mjerë ata që rrinë shtrirë mbi shtretër prej fildishi, që shtrihen mbi divanet e tyre dhe hanë qengjat e kopesë dhe viçat që merren nga stalla.

  5. Këndojnë me tingullin e harpës dhe ashtu si Davidi shpikin për vete vegla muzikore;

  6. pinë verë në kupa të gjëra dhe lyhen me vajrat më të mira, por nuk trishtohen për shkatërrimin e Jozefit.

  7. Një nga farisenjtë e ftoi atë të hajë bashkë me të; dhe ai hyri në shtëpinë e fariseut dhe u ul në tryezë.

  8. Dhe ja, një grua nga ai qytet, që ishte një mëkatare, kur mori vesh se ai ishte në tryezën e shtëpisë së një fariseu, solli një enë alabastri plot me vaj erëkëndshëm.

  9. Dhe, duke qëndruar prapa te këmbët e tij dhe duke qarë, filloi t'ia lajë me lot këmbët dhe t'ia fshijë me flokët e kokës së saj; dhe t'ia puthte e t'ia vajoste me vaj erëkëndshëm.