Kalo te përmbajtja

circa 1446 BC

Sinai & The Law

God meets Israel at Mount Sinai, reveals the Ten Commandments, and establishes the Tabernacle and the priestly covenant.

1,657 vargje · 2 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. Levitiku 20:5rreth 1490 p.e.s.

    do të jem unë që do ta kthej fytyrën time kundër këtij njeriu dhe kundër familjes së tij, do ta shfaros në mes të popullit të tij atë dhe tërë ata që kurvërohen me të, duke u shitur para Molekut.

  2. Levitiku 20:6rreth 1490 p.e.s.

    Dhe në rast se një person u drejtohet mediumeve dhe magjistarëve për t'u kurvëruar pas tyre, unë do ta kthej fytyrën time kundër këtij personi dhe do ta shfaros në mes të popullit të tij.

  3. Levitiku 20:7rreth 1490 p.e.s.

    Shenjtërohuni, pra, dhe qofshi të shenjtë, sepse unë jam Zoti, Perëndia juaj.

  4. Levitiku 20:8rreth 1490 p.e.s.

    Respektoni statutet e mia dhe i vini në zbatim. Unë jam Zoti që ju shenjtëron.

  5. Levitiku 20:9rreth 1490 p.e.s.

    Kushdo që mallkon të atin ose të ëmën, do të dënohet me vdekje, sepse ka mallkuar të atin o të ëmën; gjaku i tij do të bjerë mbi të.

  6. Levitiku 20:10rreth 1490 p.e.s.

    Në rast se ndonjëri shkel kurorën me gruan e një tjetri, në qoftë se shkel kurorën me gruan e fqinjit të tij, shkelësi dhe shkelësja e kurorës do të dënohen me vdekje.

  7. Levitiku 20:11rreth 1490 p.e.s.

    Në qoftë se dikush bie në shtrat me gruan e atit të tij, ai zbulon lakuriqësinë e të atit; prandaj që të dy do të dënohen pa tjetër me vdekje; gjaku i tyre do të bjerë mbi ta.

  8. Levitiku 20:12rreth 1490 p.e.s.

    Në rast se dikush bie në shtrat me nusen e birit të tij, që të dy do të dënohen me vdekje; kanë kryer një degjenerim të neveritshëm; gjaku i tyre do të bjerë mbi ta.

  9. Levitiku 20:13rreth 1490 p.e.s.

    Në qoftë se dikush ka marrëdhënie seksuale me një burrë ashtu si ato që bëhen me një grua, që të dy kanë kryer një degjenerim të neveritshëm, do të dënohen pa tjetër me vdekje; gjaku i tyre do të bjerë mbi ta.

  10. Levitiku 20:14rreth 1490 p.e.s.

    Në qoftë se dikush merr për grua bijën dhe nënën e saj, kemi një incest; do të digjen në zjarr si ai ashtu dhe ato, me qëllim që të mos ketë incest midis jush.

  11. Levitiku 20:15rreth 1490 p.e.s.

    Në rast se një burrë bashkohet me një kafshë, ai do të dënohet me vdekje; do të vritet edhe kafsha.

  12. Levitiku 20:16rreth 1490 p.e.s.

    Në rast se një grua i afrohet një kafshe për t'u bashkuar me të, do të vrasësh gruan dhe kafshën; do të dënohen pa tjetër me vdekje; gjaku i tyre do të bjerë mbi ta.

  13. Levitiku 20:17rreth 1490 p.e.s.

    Në qoftë se dikush merr motrën e vet, bijën e atit të tij ose bijën e nënës së tij dhe sheh lakuriqësinë e saj dhe ajo sheh lakuriqësinë e tij, ky është një turp; të dy do të shfarosen në sytë e bijve të popullit të tyre; ai ka zbuluar lakuriqësinë e motrës së vet; do të mbajë dënimin e paudhësisë së tij.

  14. Levitiku 20:18rreth 1490 p.e.s.

    Në rast se dikush bie në shtrat me një grua gjatë kohës së zakoneve të saj dhe zbulon lakuriqësinë e saj, ai ka zbuluar fluksin e saj dhe ajo ka zbuluar fluksin e gjakut të vet; që të dy do të shfarosen në mes të popullit të tyre.

  15. Levitiku 20:19rreth 1490 p.e.s.

    Nuk do të zbulosh lakuriqësinë e motrës së nënës sate ose të motrës së atit tënd, sepse në këtë mënyrë zbulohet lakuriqësia e një të afërmi të një gjaku; që të dy do të mbajnë dënimin e paudhësisë së tyre.

  16. Levitiku 20:20rreth 1490 p.e.s.

    Në qoftë se dikush bie në shtrat me gruan e ungjit të tij, ai zbulon lakuriqësinë e ungjit të tij; që të dy do të mbajnë dënimin për mëkatin e tyre; do të vdesin pa fëmijë.

  17. Levitiku 20:21rreth 1490 p.e.s.

    Në qoftë se dikush merr gruan e vëllait të tij, kjo është një gjë e papastër; ai ka zbuluar lakuriqësinë e vëllait të tij; nuk do të kenë fëmijë.

  18. Levitiku 20:22rreth 1490 p.e.s.

    Do të respektoni, pra, të gjitha statutet dhe dekretet e mia dhe do t'i vini në zbatim, me qëllim që vendi ku po ju çoj të banoni të mos ju vjellë jashtë.

  19. Levitiku 20:23rreth 1490 p.e.s.

    Dhe nuk do të ndiqni zakonet e kombeve që unë po bëhem gati t'i përzë përpara jush; ata i kanë bërë tërë këto gjëra, prandaj unë i urrej.

  20. Levitiku 20:24rreth 1490 p.e.s.

    Por juve ju thashë: Ju do të shtini në dorë vendin e tyre; do t'ju jap si pronë; është një vend ku rrjedh qumësht dhe mjaltë. Unë jam Zoti, Perëndia juaj, që ju ka ndarë nga popujt e tjerë.

  21. Levitiku 20:25rreth 1490 p.e.s.

    Do të dalloni, pra, kafshët e pastra nga ato të papastra, zogjtë e pastër nga ata të papastër, dhe nuk do bëheni të neveritshëm duke ngrënë kafshë, zogj o çfarëdo gjë që hiqet zvarrë mbi tokë dhe që unë i kam veçuar për ju si të papastra.

  22. Levitiku 20:26rreth 1490 p.e.s.

    Dhe do të jeni të shenjtë për mua, sepse unë, Zoti, jam i shenjtë, dhe ju kam ndarë nga popujt e tjerë me qëllim që të jeni të mitë.

  23. Levitiku 20:27rreth 1490 p.e.s.

    Në qoftë se një burrë apo një grua është medium apo magjistar, ata do të dënohen pa tjetër me vdekje; do t'i vrisni me gurë; gjaku i tyre do të bjerë mbi ta".

  24. Levitiku 21:1rreth 1490 p.e.s.

    Zoti i tha akoma Moisiut: "Folu priftërinjve, bijve të Aaronit, dhe u thuaj: Asnjë prift të mos ndotet për një të vdekur në mes të popullit të tij,

  25. Levitiku 21:2rreth 1490 p.e.s.

    veç se po të jetë një i afërm i tij i një gjaku: nëna, ati, biri, bija, vëllai