Skip to content
Psalmet 35:11-18

Psalmet 35:11-18

11
Dëshmitarë të pamëshirshëm ngrihen kundër meje dhe më pyesin për gjëra për të cilat unë nuk di asgjë.
12
Të mirën e shpërblejnë me të keqen, duke e lënë kështu të pangushëlluar jetën time.
13
Megjithatë, kur ishin të sëmurë, unë vesha grathoren dhe e mundova shpirtin tim me agjerim, dhe lutesha me kokën e përkulur mbi gjoks.
14
Shkoja rreth e rrotull, sikur të ishte fjala për një shok o për vëllanë tim; shkoja fort i kërrusur nga dhembja, ashtu si një njeri që mban zi për të ëmën.
15
Por kur u pengova, ata u gëzuan dhe u mblodhën bashkë; u mblodhën kundër meje disa shpifës, të cilët nuk i njihja; më kanë shqyer pa pushim.
16
Bashkë me disa palaço zemërkatranë kërcëllijnë dhëmbët kundër meje.
17
O Zot, deri kur do të vazhdosh të shikosh? Shpëto jetën time nga shkatërrimet e kurdisura prej tyre, të vetmen pasuri që kam nga dhëmbët e luanëve.
18
Unë do të të kremtoj në kuvendin e madh, do të lavdëroj në mes të një populli të shumtë.
Settings

Reading Style

Typeface

Font Size 19px

Options