Skip to content
Psalmet 106:13-33

Psalmet 106:13-33

13
Por shpejt i harruan veprat e tij dhe nuk pritën me besim plotësimin e planit të tij.
14
U ndezën nga lakmia në shkretëtirë dhe e tunduan Perëndinë në vetmi.
15
Dhe ai u dha atyre sa i kërkonin, por dërgoi midis tyre një lëngatë që pakësoi numrin e tyre.
16
Kur në kamp patën smirë Moisiun dhe Aaronin, i shenjti i Zotit,
17
toka u hap dhe përpiu Dathanin dhe groposi grupin e Abiramit.
18
Një zjarr shpërtheu në mes të tyre dhe flaka i përpiu të pabesët.
19
Bënë një viç në Horeb dhe adhuruan një shëmbëlltyrë prej metali të shkrirë,
20
dhe e ndërruan lavdinë e tyre me shëmbëllytrën e një kau që ha bar.
21
Harruan Perëndinë, Shpëtimtarin e tyre, që kishte bërë gjëra të mëdha në Egjipt,
22
mrekullitë në vendin e Kamit, gjëra të tmerrshme në Detin e Kuq.
23
Prandaj ai foli t'i shfarosë, por Moisiu, i zgjedhuri i tij, u paraqit mbi të çarën përpara tij për të penguar që zemërimi i tij t'i shkatërronte.
24
Ata e përçmuan akoma vendin e mrekullueshëm, nuk i besuan fjalës së tij,
25
por murmuritën në çadrat e tyre dhe nuk dëgjuan zërin e Zotit.
26
Prandaj ai ngriti dorën kundër tyre, duke u betuar se do t'i rrëzonte në shkretëtirë,
27
dhe se do t'i zhdukte pasardhësit e tyre midis kombeve dhe se do t'i shpërndante në të gjitha vendet.
28
Ata i shërbyen edhe Baal-Peorit dhe hëngrën flijimet e të vdekurve.
29
E zemëruan Perëndinë me veprimet e tyre dhe në mes tyre plasi murtaja.
30
Por Finehasi u ngrit dhe bëri drejtësi; dhe murtaja pushoi.
31
Dhe kjo iu vu në llogari të drejtësisë, brez pas brezi, përjetë.
32
Ata e provokuan përsëri në ujërat e Meribas, dhe Moisiu pësoi të keqen për shkak të tyre,
33
sepse e ashpërsoi frymën e tij (të Moisiut) dhe ai foli pa u menduar me buzët e tij.
Settings

Reading Style

Typeface

Font Size 19px

Options