Kalo te përmbajtja
Mateu 4:12-17

Jezusi fillon shërbesën e tij në Galile

Mateu 4:12-17
12
Jezusi, mbasi dëgjoi se Gjonin e kishin futur në burg, u tërhoq në Galile.
13
Pastaj la Nazaretin dhe shkoi të banojë në Kapernaum, qytet bregdetar, në kufijtë të Zabulonit dhe të Neftalit,
14
që të përmbushej ç'ishte thënë nëpërmjet profetit Isaia kur tha:
15
''Toka e Zabulonit, toka e Neftalit, mbi bregun e detit, krahina përtej Jordanit, Galileja e paganëve,
16
populli që dergjej në errësirë ka parë një dritë të madhe, dhe përmbi ata që dergjeshin në krahinë dhe në hijen e vdekjes, doli drita''.
17
Që nga ajo kohë Jezusi filloi të predikojë dhe të thotë: ''Pendohuni, sepse mbretëria e qiejve është afër!''.
Settings

Reading Style

Typeface

Font Size 19px

Reading Width 45 chars

Options