Skip to content
Luka 24:29-53

Luka 24:29-53

29
Por ata e detyruan duke thënë: ''Rri me ne, sepse po ngryset dhe dita po mbaron''. Edhe ai hyri që të rrijë me ta.
30
Dhe, siç ishte në tryezë me ta, mori bukën, e bekoi dhe, si e theu, ua ndau atyre.
31
Atëherë atyre iu çelën sytë dhe e njohën, por ai u zhduk prej syve të tyre.
32
Dhe ata i thanë njeri tjetrit: ''Po a nuk na digjej zemra përbrenda, kur ai na fliste udhës dhe na hapte Shkrimet?''.
33
Në po atë çast u ngritën dhe u kthyen në Jeruzalem, ku e gjetën të njëmbëdhjetët dhe ata që ishin mbledhur bashkë me ta.
34
Ata thoshnin: ''Zoti u ringjall me të vërtetë dhe iu shfaq Simonit''.
35
Ata atëherë treguan ç'u kishte ndodhur rrugës dhe si e kishin njohur në ndarjen e bukës.
36
Dhe, ndërsa ata po bisedonin për këto gjëra, vetë Jezusi u shfaq në mes tyre dhe u tha atyre: "Paqja me ju!''.
37
Por ata, të tmerruar dhe gjithë frikë, mendonin se po shihnin një frymë.
38
Atëherë ai u tha atyre: ''Pse jeni shqetësuar Dhe pse në zemrat tuaja po lindin dyshime?
39
Shikoni duart e mia dhe këmbët e mia, sepse unë jam. Më prekni dhe shikoni, sepse një frymë nuk ka mish e eshtra, si po shihni se unë kam!''.
40
Dhe, si i tha këtë, u tregoj atyre duart dhe këmbët.
41
Por, duke qenë se ende nuk besonin prej gëzimit dhe ishin të çuditur, ai u tha atyre: ''A keni këtu diçka për të ngrënë?''.
42
Dhe ata i dhanë një pjesë peshku të pjekur dhe një huall mjalti.
43
Dhe ai i mori dhe hëngri para tyre.
44
Pastaj u tha atyre: ''Këto janë fjalët që unë ju thoja kur isha ende me ju: se duhet të përmbushen të gjitha gjërat që janë shkruar lidhur me mua në ligjin e Moisiut, në profetët dhe në psalmet''.
45
Atëherë ua hapi mendjen, që të kuptonin Shkrimet,
46
dhe u tha atyre: ''Kështu është shkruar dhe kështu ishte e nevojshme që Krishti të vuante dhe të ngjallej së vdekuri ditën e tretë,
47
dhe që në emër të tij të predikohet pendimi dhe falja e mëkateve ndër të gjithë popujt, duke filluar nga Jeruzalemi.
48
Dhe ju jeni dëshmitarët e këtyre gjërave.
49
Dhe ja, unë po dërgoj mbi ju premtimin e Atit tim, por ju qëndroni në qytetin e Jeruzalemit deri sa të visheni me pushtet nga lart''.
50
Pastaj iu priu jashtë deri në Betani dhe, si i ngriti lart duart, i bekoi.
51
Dhe ndodhi që, ndërsa ai po i bekonte, u nda prej tyre dhe e morën lart në qiell.
52
Dhe ata, pasi e adhuruan, u kthyen në Jeruzalem me gëzim të madh.
53
Dhe rrinin vazhdimisht në tempull duke lavdëruar dhe bekuar Perëndinë. Amen!
Settings

Reading style

Typeface

Font size 19px

Reading width 75 chars

Options