Skip to content
Luka 1:39-56

Luka 1:39-56

39
Dhe në ato ditë Maria u ngrit dhe shkoi me nxitim në krahinën malore, në një qytet të Judesë,
40
dhe hyri në shtëpinë e Zakarias e përshëndeti Elizabetën.
41
Dhe ndodhi që, sapo Elizabeta dëgjoi përshëndetjen e Maries, fëmija i kërceu në bark, dhe Elizabeta u mbush me Frymën e Shenjtë,
42
dhe thërriti me zë të lartë, duke thënë: ''Ti je e bekuar ndër gratë dhe i bekuar është fryti i barkut tënd.
43
Dhe përse po më ndodh kjo, që nëna e Zotit tim të vijë tek unë?
44
Sepse, ja, sapo arriti në veshët e mi zëri i përshëndetjes sate, fëmija nga gëzimi kërceu në barkun tim.
45
Tani, e lumur është ajo që besoi, sepse gjërat që i janë thënë nga ana e Zotit do të realizohen!''.
46
Dhe Maria tha: ''Shpirti im e madhëron Zotin,
47
dhe fryma im ngazëllon në Perëndinë, Shpëtimtarin tim,
48
sepse ai e shikoi me pëlqim ultësinë e shërbëtores së tij; sepse ja, tani e tutje të gjitha brezat do të më shpallin të lume,
49
sepse i Pushtetshmi më bëri gjëra të mëdha, dhe i Shenjtë është emri i tij!
50
Dhe mëshira e tij shtrihet nga brezi në brez për ata që e druajnë.
51
Ai veproi pushtetshëm me krahun e vet; i shpërndau krenarët me mendimet e zemrave të tyre;
52
i përmbysi pushtetarët nga fronat e tyre dhe i ngriti të përulurit;
53
i mbushi me të mira të uriturit dhe i ktheu duarbosh të pasurit.
54
Ai e ndihmoi Izraelin, shërbëtorin e vet, duke i kujtuar për mëshirën e tij,
55
ashtu si ua pati deklaruar etërve tanë, Abrahamit dhe pasardhësve të tij, për gjithmonë''.
56
Dhe Maria ndenji me Elizabetën gati tre muaj, pastaj u kthye në shtëpinë e vet.
Settings

Reading Style

Typeface

Font Size 19px

Options