Gjoni 10:14-38
14
Unë jam bariu i mirë, dhe i njoh delet e mia dhe ato më njohin mua,
15
ashtu siç më njeh Ati mua dhe unë e njoh Atin dhe lë jetën time për delet.
16
Unë kam edhe dele të tjera që nuk janë të kësaj vathe; duhet t'i mbledh edhe ato, dhe ato do ta dëgjojnë zërin tim, dhe do të jetë një tufë e vetme dhe një Bari i vetëm.
17
Prandaj Ati më do, sepse unë e lë jetën time që ta marr përsëri.
18
Askush nuk mund të ma heqë, por e lë nga vetja; unë kam pushtet ta lë e pushtet ta marr përsëri; ky është urdhri që kam marrë nga Ati im''.
19
Atëherë lindi përsëri një përçarje midis Judenjve për shkak të këtyre fjalëve.
20
Dhe shumë nga ata thoshnin: ''Ai ka një demon dhe nuk është në vete; përse e dëgjoni?''.
21
Të tjerë thoshnin: ''Këto nuk janë fjalë të një të demonizuari; a mundet një demon t'ua hap sytë të verbërve?''.
22
U kremtua festa e Kushtimit në Jeruzalem, dhe ishte dimër.
23
Dhe Jezusi po ecte në tempull, nën portikun e Salomonit.
24
E rrethuan, pra, Judenjtë dhe i thanë: ''Deri kur do të na mbash pezull? Nëse je Krishti, na e thuaj haptas''.
25
Jezusi u përgjigj atyre: ''Unë jua kam thënë, por ju nuk besoni; veprat që bëj në emër të Atit tim, janë ato që dëshmojnë për mua.
26
Por ju nuk besoni, sepse nuk jeni nga delet e mia, siç jua kam thënë.
27
Delet e mia e dëgjojnë zërin tim, unë i njoh dhe ato më ndjekin;
28
dhe unë u jap atyre jetën e përjetshme dhe nuk do të humbasin kurrë, e askush nuk do t'i rrëmbejë nga dora ime.
29
Ati im, që m'i dha, është më i madh se të gjithë; dhe askush nuk mund t'i rrëmbejë nga dora e Atit tim.
30
Unë dhe Ati jemi një''.
31
Prandaj Judenjtë morën përsëri gurë për ta vrarë me gurë.
32
Jezusi u përgjigj atyre: ''Ju tregova shumë vepra të mira nga Ati im; për cilën nga këto më vrisni me gurë?''.
33
Judenjtë u përgjigjën duke thënë: ''Ne nuk të vrasim me gurë për asnjë vepër të mirë, po për blasfemi, dhe sepse ti, duke qenë njeri, e bën veten Perëndi''.
34
Jezusi u përgjigj atyre: ''A nuk është shkruar në ligjin tuaj: "Unë thashë: Ju jeni perëndi"?
35
Nëse ai i quan perëndi ata, të cilëve u qe drejtuar fjala e Perëndisë (dhe Shkrimi nuk mund të bjerë poshtë),
36
ju thoni se ai, që Ati e ka shenjtëruar dhe e ka dërguar në botë, blasfemon, sepse ka thënë: "Unë jam Biri i Perëndisë"?
37
Nëse unë nuk bëj veprat e Atit tim, mos më besoni,
38
por nëse i bëj, edhe po të mos më besoni mua, u besoni të paktën veprave, që të njihni e të besoni se Ati është në mua dhe unë në atë''.
Settings