Jobi 36:22-33
22
Ja, Perëndia ka shkëlqyer në fuqinë e tij; kush mund të na mësojë si ai?
23
Vallë, kush mund t'i imponojë rrugën që duhet ndjekur dhe kush mund t'i thotë: "Ti ke bërë keq"?
24
Kujtohu të lartësosh veprat e tij, që njerëzit i kanë kënduar;
25
tërë njerëzit i admirojnë, vdekatari mund t'i soditë nga larg.
26
Po, Perëndia është i madh, por ne nuk e njohim, dhe numri i viteve të tij është i panjohshëm.
27
Ai tërheq atje lart pikat e ujit në formë avulli, i cili dëndësohet pastaj në shi,
28
që retë zbrazin dhe lëshojnë mbi njeriun në sasi të madhe.
29
Kush mund të kuptojë shtjellimin e reve, shungullimën që shpërthen në çadrën e tij?
30
Ja, ai përhap rreth vetes dritën e tij dhe mbulon thellësitë e detit.
31
Me anë të tyre dënon popujt dhe jep ushqime me shumicë.
32
Mbulon duart me rrufetë dhe i urdhëron ato të godasin shenjën.
33
Bubullima flet për të, edhe bagëtia e ndjen furtunën që po vjen.
Settings