Skip to content
1 Thesalonikasve 1:5-10

1 Thesalonikasve 1:5-10

5
Dhe ju u bëtë imituesit tanë dhe të Zotit, duke e pranuar fjalën në mes të një pikëllimi të madh, me gëzimin e Frymës së Shenjtë,
6
për t'u bërë kështu shëmbull për të gjithë besimtarët e Maqedonisë dhe të Akaisë.
7
Në fakt prej jush jehoi fjala e Perëndisë jo vetëm në Maqedoni dhe në Akai, por edhe në çdo vend u përhap besimi juaj tek Perëndia, sa që ne s'kemi nevojë të themi ndonjë gjë,
8
sepse vetë ata tregojnë për ne, si qe ardhja jonë ndër ju si u kthyet nga idhujt te Perëndia, për t'i shërbyer Perëndisë së gjallë e të vërtetë,
9
dhe për të pritur prej qiejve Birin e tij, të cilin ai e ngjalli prej së vdekurish, Jezusin, që na çliron nga zemërim që po vjen.
10
Sepse ju vetë, vëllezër, e dini se ardhja jonë ndër ju nuk qe e kotë.
Settings

Reading Style

Typeface

Font Size 19px

Options