Skip to content
1 Korintasve 11:23-34

1 Korintasve 11:23-34

23
Sepse unë mora nga Zoti atë që ju transmetova edhe juve; se Zoti Jezus, në atë natë që po tradhtohej, mori bukën
24
dhe, si falënderoi, e theu dhe tha: ''Merrni, hani; ky është trupi im që është thyer për ju; bëni këtë në përkujtimin tim''.
25
Gjithashtu, pas darkës, mori edhe kupën, duke thënë: ''Kjo kupë është besëlidhja e re në gjakun tim; bëni këtë sa herë që të pini, në përkujtimin tim''.
26
Sepse sa herë të hani nga kjo bukë ose të pini nga kjo kupë, ju shpallni vdekjen e Zotit, derisa ai të vijë.
27
Prandaj ai që ha nga kjo bukë ose pi nga kjo kupë e Zotit padenjësisht, do të jetë fajtor i trupit dhe i gjakut të Zotit.
28
Por secili të shqyrtojë vetveten dhe kështu të hajë nga buka e të pijë nga kupa,
29
sepse ai që ha dhe pi padenjësisht, ha dhe pi një dënim për veten e tij, sepse nuk e dallon trupin e Zotit.
30
Për këtë arsye ka në mes jush shumë të dobët e të sëmurë, dhe shumë vdesin.
31
Sepse, po të shqyrtonim veten tonë, nuk do të gjykoheshim.
32
Por kur gjykohemi, ndreqemi nga Zoti, që të mos dënohemi bashkë me botën.
33
Prandaj, o vëllezërit e mi, kur mblidheni për të ngrënë, pritni njeri tjetrin.
34
Dhe në qoftë se dikush ka uri, le të hajë në shtëpi, që të mos mblidheni për dënim. Dhe gjërat e tjera, kur të vij, do t'i rregulloj.
Settings

Reading Style

Typeface

Font Size 19px

Options