1 Korintasve 11:27-34
27
Prandaj ai që ha nga kjo bukë ose pi nga kjo kupë e Zotit padenjësisht, do të jetë fajtor i trupit dhe i gjakut të Zotit.
28
Por secili të shqyrtojë vetveten dhe kështu të hajë nga buka e të pijë nga kupa,
29
sepse ai që ha dhe pi padenjësisht, ha dhe pi një dënim për veten e tij, sepse nuk e dallon trupin e Zotit.
30
Për këtë arsye ka në mes jush shumë të dobët e të sëmurë, dhe shumë vdesin.
31
Sepse, po të shqyrtonim veten tonë, nuk do të gjykoheshim.
32
Por kur gjykohemi, ndreqemi nga Zoti, që të mos dënohemi bashkë me botën.
33
Prandaj, o vëllezërit e mi, kur mblidheni për të ngrënë, pritni njeri tjetrin.
34
Dhe në qoftë se dikush ka uri, le të hajë në shtëpi, që të mos mblidheni për dënim. Dhe gjërat e tjera, kur të vij, do t'i rregulloj.
Settings