1 Kronikave 12:1-16
1
Këta janë njerëzit që erdhën te Davidi në Tsiklag, kur ai qendronte larg pranisë së Saulit, birit të Kishit; ata ishin një pjesë e trimave që e ndihmuan në luftë;
2
ishin të armatosur me harqe dhe mund të përdornin si dorën e djathtë ashtu edhe atë të majtë për të hedhur gurë dhe për të gjuajtur shigjeta me hark; i përkisnin fisit të Beniaminit, vëllezër të Saulit.
3
I pari i tyre ishte Ahiezeri, pastaj Joasi, bij të Shemaahut, nga Giberahu; Jezieli dhe Peleti, bij të Azmavethit; Berakahu dhe Jehu nga Anathothi;
4
Ishmajahu nga Gabaoni, trim midis të tridhjetëve dhe i pari i tyre; Jeremia, Jahazieli, Johanani, Jozabadi nga Gedera
5
Eluzai, Jerimothi, Bealiahu, Shemariahu, Shefatiahu nga Harufi;
6
Elkanahu, Jishshiahu, Azareli, Joezeri dhe Jashobeami, Koraiti;
7
Joelahu dhe Zebadiahu, bij të Jerohamit nga Gedori.
8
Ndër Gaditët disa njerëz vendosën të bashkohen me Davidin në kalanë e shkretëtirës; ishin njerëz të fortë dhe trima, të stërvitur për luftë, të shkathët në përdorimin e mburojës dhe të shtizës; fytyrat e tyre ishin si fytyrat e luanëve dhe në malet ishin të shpejtë si gazelat.
9
Ezeri ishte i pari i tyre, Obadiahu vinte i dyti dhe Eliabi i treti,
10
Mishmanahu i katërti, Jeremia i pesti
11
Atai i gjashti, Elieli i shtati,
12
Johanani i teti, Elzabadi i nënti,
13
Jeremia i dhjeti, Makbanai i njëmbëdhjeti.
14
Këta Gaditë ishin komandantë të ushtrisë; më i vogli komandonte njëqind ushtarë, më i madhi një mijë.
15
Këta janë ata që kaluan Jordanin në muajin e parë kur ky lumë kishte dalë nga shtrati i tij, dhe i bënë të ikin me vrap tërë banorët e luginave, në lindje dhe në perëndim.
16
Edhe disa nga bijtë e Beniaminit e të Judës shkuan te Davidi në kala.
Settings