Kalo te përmbajtja

Psalmet120

Klithmë për çlirim

1
Në ankthin tim i klitha Zotit, dhe ai m'u përgjigj.
2
O Zot, më çliro nga buzët gënjeshtare dhe nga gjuha mashtruese.

Fati i mashtruesit

3
Çfarë do të të japin ose çfarë do të të shtojnë, o gjuhë gënjeshtare?
4
Shigjeta të mprehta të një trimi, me qymyr dëllinje.

Vajtimi i mërgimit mes armiqësorëve

5
I mjeri unë, që banoj në Meshek dhe që strehohem në çadrat e Kedarit!
6
Tepër gjatë kam banuar me ata që e urrejnë paqen.
7
Unë jam për paqen; ata përkundrazi, kur unë flas, janë për luftën.
Use arrow keys to navigate
Settings

Reading Style

Typeface

Font Size 19px

Reading Width 45 chars

Options