Kalo te përmbajtja

3 Gjonit1

Përshëndetje dhe lutje për Gajin

1
Sepse u gëzova shumë kur erdhën disa vëllezër dhe dëshmuan për besnikërinë tënde ndaj së vërtetës, se si ecën ti në të vërtetën.
2
Nuk kam gëzim më të madh nga ky: të dëgjoj se bijtë e mi ecin në të vërtetën.
3
Shumë i dashur, ti vepron me besnikëri në të gjitha ato që bën për vëllezërit dhe të huajt.
4
Ata dëshmuan për dashurinë tënde përpara kishës; dhe ti të bësh mirë të gujdesësh për udhëtimin e tyre në mënyrë të denjë për Perëndinë,

Gaji lavdërohet për mikpritjen besnike

5
sepse ata dolën për emrin e tij, pa marrë asgjë nga johebrenjtë.
6
Ne e kemi për detyrë, pra, t'i presim këta njerëz, që të jemi bashkëpunëtorë në çështjen e së vërtetës.
7
I shkrova kishës, por Diotrefi, që do të jetë i pari ndër ta, nuk na pret.
8
Prandaj, po të vij, do t'i kujtoj atij veprat që bën, duke folur fjalë të liga kundër nesh; dhe duke mos u mjaftuar me këto, ai vetë nuk i pret vëllezërit dhe i ndalon ata që duan t'i presin e i përjashton nga kisha.

Kundërshtimi i Diotrefit

9
Shumë i dashur, mos imito të keqen, por të mirën. Ai që bën të mirën është nga Perëndia, por ai që bën të keqen nuk e ka parë Perëndinë.
10
Për Demetrin të gjithë dëshmojnë, madje edhe vetë e vërteta; edhe ne dëshmojmë për të, dhe ti e di se dëshmia jonë është e vërtetë.
11
Kisha shumë për të të shkruar, por nuk dua të të shkruaj me bojë e penë;

Lavdërimi i Dhimitrit dhe përfundimi

12
por shpresoj të të shoh së shpejti dhe do të flasim gojarisht.
13
Paqja me ty. Të përshëndesin miqtë. Përshëndeti miqtë një për një.
14
Juda, shërbëtor i Jezu Krishtit dhe vëllai i Jakobit, të thirrurve që u shenjtëruan në Perëndinë Atë dhe të ruajtur në Jezu Krisht:
Use arrow keys to navigate
Settings

Reading Style

Typeface

Font Size 19px

Reading Width 45 chars

Options