Kalo te përmbajtja

Vargje biblike për The Tribe Of Manasseh: Offering of, at dedication

6 vargje · 30 aspekte

Vargje për Offering of, at dedication

  1. Ditën e tetë ishte radha e Gamalielit, birit të Pedahtsurit, prijësit të bijve të Manasit.

  2. Oferta e tij ishte një pjatë argjendi me një peshë prej njëqind e tridhjetë siklash dhe një legen argjendi prej shtatëdhjetë siklash, simbas siklit të shenjtërores, që të dy të mbushur me majë mielli të përzier me vaj, si blatim i ushqimit,

  3. një kupë ari prej dhjetë siklash e mbushur me temjan,

  4. një dem të vogël, një dash dhe një qengj motak si olokaust,

  5. një kec si flijim për mëkatin

  6. dhe, si flijim falënderimi, dy qe, pesë desh, pesë cjep dhe pesë qengja motakë. Kjo qe oferta e bërë nga Gamalieli, bir i Pedahtsurit.