Kalo te përmbajtja

Vargje biblike për The Feast of Pentecost

8 vargje · 14 aspekte

Kërko për "The Feast of Pentecost"

Vargje kyçe biblike

  1. Atëherë do të ofroni si olokaust me erë të këndshme për Zotin dy dema të vegjël, një dash dhe shtatë qengja motakë,

  2. me blatimin e tyre ushqimor të përbërë nga majë mielli të përzier me vaj; tre të dhjeta për çdo dem të vogël, dy të dhjeta për dashin,

  3. dhe një të dhjetë për secilin nga shtatë qengjat;

  4. do të ofroni edhe një kec për të kryer shlyerjen për ju.

  5. Do të ofroni këto flijime, veç olokaustit të përjetshëm me blatimin e tyre të ushqimit dhe libacionet e tyre. Duhet të jenë kafshë pa të meta.

  6. Kur erdhi dita e Rrëshajëve, ata ishin të gjithë bashkë, në një mendje të vetme, në të njëjtin vend.

  7. Dhe befas nga qielli erdhi një ushtimë, si ajo e një ere që fryn furishëm, dhe e mbushi gjithë shtëpinë ku ata po rrinin.

  8. Dhe atyre u dukën gjuhë, si prej zjarri, të cilat ndaheshin dhe zinin vend mbi secilin prej tyre.