Kalo te përmbajtja

Vargje biblike për The Death of Christ: Emblematical of the death to sin

6 vargje · 19 aspekte

Vargje për Emblematical of the death to sin

  1. Po a nuk e dini se ne të gjithë që u pagëzuam në Jezu Krishtin, u pagëzuam në vdekjen e tij?

  2. Ne, pra, u varrosëm me të me anë të pagëzimit në vdekje, që, ashtu si Krishti u ringjall prej së vdekurish me anë të lavdisë së Atit, kështu edhe ne gjithashtu të ecim në risinë e jetës.

  3. Sepse, nëse u bashkuam me Krishtin në një vdekje të ngjashme me të tijën, do të jemi edhe e ringjalljes së tij,

  4. duke ditur këtë: se njeriu ynë i vjetër u kryqëzua me të, që trupi i mëkatit mund të jetë anuluar dhe që ne të mos i shërbejmë më mëkatit.

  5. Në fakt, ai që ka vdekur është shfajësuar nga mëkati.

  6. Tani nëse vdiqëm me Krishtin, ne besojmë gjithashtu që do të jetojmë me të,