Kalo te përmbajtja

Barabbas

10 vargje

Vargje që përmendin Barabbas

  1. Kishin në ato kohë një të burgosur me nam, me emër Baraba.

  2. Kur u mblodhën njerëzit, Pilati i pyeti ata: ''Kë doni t'ju liroj, Barabën apo Jezusin, që quhet Krisht?''.

  3. Por krerët e priftërinjve dhe pleqtë ia mbushën mendjan turmës që të kërkonte Barabën, dhe Jezusi të vritej.

  4. Dhe guvernatori duke vazhduar u tha atyre: ''Cilin nga të dy doni që t'ju liroj?''. Ata thanë: ''Barabën!''.

  5. Atëherë ai ua liroi atyre Barabën; dhe mbasi e fshikulloi Jezusin, ua dorëzoi, që të kryqëzohet.

  6. Por ishte në burg një njeri që quhej Baraba, bashkë me shokë të tjerë rebelë, të cilët kishin bërë një vrasje gjatë një kryengritjeje.

  7. Por krerët e priftërinjve e nxitën turmën që të kërkojë që t'u lironte atyre Barabanë.

  8. Prandaj Pilati, duke dashur ta kënaqë turmën, ua lëshoi Barabanë. Dhe, mbasi e fshikulluan Jezusin, ua dorëzoi atyre që të kryqëzohej.

  9. Por ata, të gjithë njëzeri, bërtitën duke thënë: ''Vraje këtë dhe na liro Barabën''.

  10. Atëherë të gjithë bërtitën përsëri, duke thënë: ''Jo këtë, por Barabanë!''. Por Baraba ishte një kusar.