Skip to content

Vargje biblike për Mariner

36 vargje · 3 aspekte

Vargje kyçe biblike

Filtro sipas librit
  1. Prandaj ju këshilloj të hani diçka, sepse kjo është për shpëtimin tuaj; sepse as edhe një fije floku nga kokat tona nuk do të bjerë''.

  2. Si tha këto, mori bukë, iu falënderua Perëndisë përpara të gjithëve, pastaj e theu dhe filloi të hajë.

  3. Atëherë të gjithë, si morën zemër, morën edhe ata nga ushqimi.

  4. Dhe në anijen ne ishim gjithsej dyqind e shtatëdhjetë e gjashtë veta.

  5. Dhe mbasi hëngrën sa u ngopën, e lehtësuan anijen duke hedhur grurin në det.

  6. Dhe kur u gdhi, nuk e njihnin dot vendin, por vunë re një gji me një breg dhe vendosën ta shtyjnë anijen aty, po të mundnin.

  7. I zgjidhën spirancat dhe i lanë të fundosen në det, duke zgjidhur në të njëjtën kohë të lidhurat e timonit; pastaj, si e ngritën velën kryesore nga era, u drejtuan për te bregu.

  8. Por, mbasi ranë në një cekëtinë që kishte deti nga të dy anët, anija ngeci dhe mbeti me bashin të zënë e të palëvizshëm, ndërsa kiçi po shkallmohej nga furia e valëve.

  9. Ushtarët ishin të mendimit t'i vritnin robërit, që asnjë të mos ikte me not.

  10. Por centurioni, duke dashur të shpëtojë Palin, ua largoi mendimin për këtë propozim dhe u dha urdhër atyre që dinin të notonin të hidheshin të parët në det dhe të dilnin në tokë;

  11. pastaj të tjerët, kush mbi dërrasa, kush mbi pjesë të anijes; dhe kështu ndodhi që të gjithë mundën të shpëtojnë në tokë.