Vargje biblike për Kings: Rendered hereditary in the family of David
Vargje për Rendered hereditary in the family of David
Kur t'i kesh mbushur ditët e tua dhe të jesh duke pushuar bashkë me etërit e tu, unë do të ngre mbas teje pasardhësit e tu që do të dalin nga barku yt dhe do të vendos mbretërinë tënde.
Ai do të ndërtojë një shtëpi në emrin tim dhe unë do ta bëj të qëndrueshëm për gjithnjë fronin e mbretërisë së tij.
Unë do të jem për të një baba dhe ai një djalë për mua; kur do të bëjë ndonjë të keqe, unë do ta dënoj me shufra njeriu dhe me goditje të bijve të njerëzve,
por mëshira ime do të largohet, ashtu siç ia kam hequr Saulit, që e kam hequr nga detyra para teje.
Shtëpia jote dhe mbretëria jote do të bëhen të qendrueshme për gjithnjë para meje, dhe froni yt do të jetë i qëndrueshëm për gjithnjë".
Jam betuar një herë për shenjtërinë time dhe nuk do ta gënjej Davidin;
pasardhësit e tij do të jenë përjetë dhe froni i tij do të jetë si dielli para meje,
do të jenë të qëndrueshëm si hëna, dhe dëshmitari në qiell është besnik". (Sela)